پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
سورهٔ ۳

Aal-i-Imraan

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۲۲

إِذْ هَمَّت طَّآئِفَتَانِ مِنكُمْ أَن تَفْشَلَا وَٱللَّهُ وَلِيُّهُمَا ۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ ۱۲۲

Dy grupe prej jush gati u sprapsën... -Kur dy grupet e besimtarëve, përkatësisht nga fiset Benu Seleme dhe Benu Harithe, gati sa nuk dezertuan, Allahu i Lartësuar i forcoi ata dhe u dha durim. Kjo ishte një mirësi e madhe e dhuruar prej Tij. Ajo ishte një mirësi për ato dy fise dhe për të gjithë besimtarët e tjerë, gjë kjo që tregonte përkujdesjen e Tij të posaçme për ta. Prandaj Allahu e thekson këtë fakt shumë të rëndësishëm kur thotë:...por Allahu ishte Kujdestari i tyre... –Pra, është Allahu Ai që, me butësinë dhe mëshirën e Tij, tregon përkujdesje të veçantë ndaj tyre, duke u dhënë sukses për arritjen e çdo të mire dhe për ruajtjen nga çdo e keqe. Edhe në këtë rast u shfaq qartë përkujdesja e Tij ndaj besimtarëve. Kur ata donin të linin fushëbetejën dhe të braktisnin Profetin (a.s.), Allahu i Lartësuar i ruajti ata nga kjo poshtërsi e madhe, sepse në zemrat e tyre kishte iman të fortë dhe Allahu përkujdeset për ata që besojnë, siç thotë në një ajet tjetër: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur)i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare, 257]. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon të jap një urdhër shumë të rëndësishëm.Prandaj vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët. -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na urdhëron për një vepër të zemrës, që quhet ‘teuekkul’, mbështetje. Teuekkul do të thotë: mbështetja e zemrës tek Allahu i Lartësuar për të arritur të mirën dhe për t’i shpëtuar të këqijave dhe çdo gjëje të dëmshme, duke pasur besim të plotë dhe të palëkundur në ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Allahut. Mbështetja e adhuruesve tek Allahu i Lartësuar është në varësi të besimit të tyre tek Ai. Besimtarët janë njerëzit më të denjë që t'i mbështeten Allahut të Lartësuar. Kjo del më e qartë në momentet e vështirësisë ose gjatë luftës, kur ata e ndiejnë më tepër nevojën që t'i mbështeten Zotit të tyre për çlirimin nga e keqja dhe për arritjen e fitores. Besimtarët i mbështeten vetëm Atij, dhe jo tek forca e tyre, që Ai t'u dhurojë fitoren. Ata vërtet japin maksimumin e tyre, por mbështetja dhe shpresa e zemrave të tyre lidhet vetëm me Allahun e Lartësuar, me forcën, pushtetin dhe suksesin e dhuruar prej Tij. Me këtë mbështetje të sinqertë, ata e meritojnë përkujdesjen e Allahut dhe suksesin e dhuruar prej Tij. Kështu largohen fatkeqësitë dhe kështu vjen çlirimi dhe mirësia.