پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Ankaboot
سورهٔ ۲۹

Al-Ankaboot

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۴۵

ٱتْلُ مَآ أُوحِىَ إِلَيْكَ مِنَ ٱلْكِتَـٰبِ وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ ۖ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ تَنْهَىٰ عَنِ ٱلْفَحْشَآءِ وَٱلْمُنكَرِ ۗ وَلَذِكْرُ ٱللَّهِ أَكْبَرُ ۗ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا تَصْنَعُونَ ۴۵

Kumtoje (e pasoje me përpikmëri)atë që po të shpallet nga libri(Kur'ani) dhe fale(rregullisht) namazin! -Allahu i Madhëruar na urdhëron për të lexuar e pasuar Shpalljen e Tij, këtë libër madhështor. Ai porosit që të përmbushim urdhëresat e Tij dhe të largohemi nga ndalesat e Tij. Na urdhëron që të ndjekim udhëzimet e Tij dhe të shohim rrugën përmes dritës së Tij. Ne duhet t’i besojmë ato që janë thënë në të, t’i lexojmë me kujdes fjalët e Tij dhe të meditojmë thellë në kumtet e Tij. Ne jemi urdhëruar të lexojmë librin e Tij dhe të jetojmë sipas kumteve e urdhëresave të Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend konkretisht disa nga urdhëresat e Tij, duke treguar kështu rëndësinë dhe vlerën e madhe të tyre dhe për përfundimin e mirë që ato sjellin tek robi. Ai thotë:Me të vërtetë, namazi të largon nga gjynahet(e mëdha) dhe ligësitë. Përmendja e Allahut është më e madhja(e adhurimeve). -Namazi sjell shumë dobi e mirësi për robin. Ai të ndalon nga dy gjëra:1. El-faĥshâu, pra, nga gjynahet e mëdha dhe dëshirat e shfrenuara, që shpirti i dëshiron t'i kryejë.2. El-munker - të këqijat ose të gjtha ato gjynahe që konsiderohen të tilla nga natyra e pastër dhe mendja e shëndoshë.Por si është e mundur që namazi të ndalojë dhe ta ruajë robin nga këto të dyja? Nëse robi e përkryen namazin duke kompletuar shtyllat, kushtet e saktësisë së tij, si dhe frikërespektin për Zotin gjatë kryerjes së tij, atëherë zemra i ndriçohet dhe shpirti i pastrohet e dëlirësohet. Kështu, atij i shtohet imani dhe i shtohet dëshira, ambicia dhe vullneti për të bërë edhe më shumë mirësi. Nga ana tjetër, pakësohet ose zhduket dëshira për ligësinë. Në këtë mënyrë, ai që e përkryhen vazhdimisht namazin në këtë formë, atëherë ai namaz do ta ndalojë nga veprat e shfrenuara dhe ligësitë. Dhe pikërisht ky është nga qëllimet kryesore të namazit. Këto janë fryte të pashmangshme të një namazi të përkryer e të plotësuar. Por në namaz gjendet një qëllim, i cili është shumë më i madh dhe më i rëndësishëm se të gjitha këto: përmendja e Allahut gjatë tij. Gjatë namazit përmendet Zoti me zemër, me gjuhë, dhe me gjymtyrë. Allahu i Lartësuar i krijoi krijesat veçse që ta adhurojnë Atë dhe adhurimi më i përkryer dhe më madhështor që i përkushtohet Atij është pikërisht namazi. Në këtë lloj adhurimi janë bashkuar të gjitha gjymtyrët e robit për të shprehur adhurimin, përulësinë ndaj Allahut të Lartësuar dhe madhërimin e Tij. Për këtë arsye, Allahu thotë: “Përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve)." Sipas një mendimi tjetër, ka mundësi që me këto fjalë të jetë pasur për qëllim përmendja e Allahut jashtë namazit. Sipas këtij mendimi, pasi Allahu i Madhëruar përmendi urdhrin për namazin dhe na tregoi rëndësinë e tij, vijoi të përmendë dhikrin pas namazit dhe na tregoi se ai është më i rëndësishëm dhe më i dobishëm sesa thjesht namazi. Shumë mufesirë e kanë parapëlqyer këtë qëndrim, por mendimi i parë është më i pranueshëm dhe i saktë, sepse nuk ka asnjë dyshim që falja e namazit është më e mirë dhe e rëndësishme sesa dhikri jashtë namazit. Arsye tjetër është se vetë namazi është mënyra më madhështore e përmendjes, adhurimit dhe madhërimit të Allahut.Allahu i di të gjitha veprat që bëni ju. -Ai i di të gjitha gjërat që i bëni ju, si të mirat, ashtu edhe të këqijat dhe ka për t’ju dhënë shpërblimin më të plotë për gjithçka që keni bërë.