Al-Qasas
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
قَالَ سَنَشُدُّ عَضُدَكَ بِأَخِيكَ وَنَجْعَلُ لَكُمَا سُلْطَـٰنًا فَلَا يَصِلُونَ إِلَيْكُمَا ۚ بِـَٔايَـٰتِنَآ أَنتُمَا وَمَنِ ٱتَّبَعَكُمَا ٱلْغَـٰلِبُونَ ۳۵
“Ne do të ta përforcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen...” - Pra, do të të mbështesim nëpërmjet tij. Pastaj Allahu e qetësoi Musain edhe në lidhje me çështjen e pambyllur të vrasjes, duke i thënë: “Ne do të ta përforcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen (e t'ju lëndojnë). Pra, do t'ju japim fuqi e autoritet gjatë komunikimit me Faraonin. Kështu, armiku nuk do të guxojë t’ju afrohet.“Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë.” - Kjo do të ndodhë për shkak të shenjave madhështore që Zoti do t’u japë. Ato shenja tregojnë qartë të vërtetën dhe lënë gjurmë të forta në zemrat e atyre që i dëshmojnë. Nëpërmjet këtyre shenjave, Zoti do të largojë prej jush kurthet e armikut. Ato do të jenë për ju mbrojtëse dhe mbështetje më e madhe sesa një ushtri e armatosur rëndë: "Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë”. Ky premtim i jepej Musait në një kohë që ishte fill i vetëm e pa asnjë mbështetje në dukje, e pikërisht kur kthehej në vendin e tij, pas një largimi të gjatë. Por ngjarjet ndryshuan hap pas hapi, derisa Allahu e realizoi atë që i premtoi Musait. Ai i bëri vend Musait mes njerëzve, ndërsa në fund, atij e popullit të tij të dobët, ju dha pushtet në tokë. Kështu, Musai shkoi tek Faraoni me mesazhin e Zotit të tij.