Al-Qasas
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
فَجَآءَتْهُ إِحْدَىٰهُمَا تَمْشِى عَلَى ٱسْتِحْيَآءٍ قَالَتْ إِنَّ أَبِى يَدْعُوكَ لِيَجْزِيَكَ أَجْرَ مَا سَقَيْتَ لَنَا ۚ فَلَمَّا جَآءَهُۥ وَقَصَّ عَلَيْهِ ٱلْقَصَصَ قَالَ لَا تَخَفْ ۖ نَجَوْتَ مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ ۲۵
Njëra prej tyre shkoi tek ai(Musai)e ndrojtur... - Kjo tregon për fisnikërinë dhe moralin e lartë të saj. Nuk ka dyshim se turpi është nga virtytet më të larta, sidomos për vajzat. Kjo qasje nga kjo vajzë e moralshme tregonte edhe për diçka tjetër: Musai u shërbeu atyre vajzave jo si një qiraxhi ose si një shërbëtor, me të cilin mund të flasësh si të duash. Jo, ai ishte krenar dhe fisnik në shpirt, njeri nga i cili duhet të kesh turp dhe t’i flasësh me kujdes. Mirësjellja e morali i tij e bënte Musain një fisnik, i cili ta impononte respektin, prandaj ajo vajzë po i afrohej me ndrojtje....dhe i tha: “Babai im të thërret, me qëllim që të të shpërblejë që u dhe ujë bagëtive tona.” -Babai ynë dëshiron të të falënderojë dhe nderojë për shërbimin e vyer që na bëtë. Ishit ju që na nderuat fillimisht, prandaj babai dëshiron veçse t’i përgjigjet bamirësisë suaj, sado pak qoftë. Dhe Musai e pranoi ftesën:Kur shkoi tek ai dhe i tregoi atë që i kishte ndodhur(në Egjipt), ai tha: “Mos ki frikë! Tashmë ke shpëtuar nga populli keqbërës.” - Ai i tregoi historinë e tij, që nga shkaku i arratisjes nga Egjipti e deri sa mbërriti në Medjen. Atëherë, babai i vajzave, duke u përpjekur të qetësonte zemrën e Musait, i tha: “Mos ki frikë! Tashmë ke shpëtuar nga populli keqbërës.” Pra, qetësohu, sepse Allahu tashmë të ka shpëtuar prej tyre që kur të solli në këtë vend, ku Faraoni nuk ka pushtet.