Ash-Shu'araa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
فَفَرَرْتُ مِنكُمْ لَمَّا خِفْتُكُمْ فَوَهَبَ لِى رَبِّى حُكْمًا وَجَعَلَنِى مِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ ۲۱
Prandaj edhe ika kur u frikësova nga ju -Kur ju m'u vutë pas për të më vrarë, unë u largova për në Medjen, ku qëndrova për disa vite, e u ktheva përsëri tek ju.Por, Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri Profet. -Zoti më dhuroi urtësinë e gjykimin dhe më bëri prej të dërguarve profetë. Me fjalë të tjera, ky kundërshtim i Faraonit ose ishte kundërshtim i një të padituri, ose i dikujt që hiqej si i paditur. Ai me këto fjalë mëtonte se një vrasës nuk mund të bëhej profet. Por Musai ia sqaroi se ajo ishte një vrasje aksidentale dhe jo e qëllimtë. Ai i sqaroi se nga mirësia e Allahut nuk mund të privohet askush. Atëherë, - tha Musai, - pse e mohoni mirësinë që Ai më ka dhënë mua, duke më dhuruar urtësinë dhe profetësinë? Nëse mbrohesh pas fjalës: “A nuk të rritëm si fëmijë në mesin tonë për disa vjet të jetës tënde?", dije se në të vërtetë nuk ke asnjë meritë në këtë.