Ash-Shu'araa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
قَالَ رَبِّ إِنِّىٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ ۱۲ وَيَضِيقُ صَدْرِى وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِى فَأَرْسِلْ إِلَىٰ هَـٰرُونَ ۱۳
Musai tha: “O Zoti im! Unë kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar. Do të më shtrëngohet kraharori dhe mund të më lidhet gjuha(e të mos flas rrjedhshëm). - Duke u ankuar tek Zoti i vet dhe duke kërkuar ndihmën për të mbajtur këtë premtim, Musai tha: “O Zoti im! Unë kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar, se do të më shtrëngohet kraharori dhe mund të më lidhet gjuha (e të mos flas rrjedhshëm).” Ashtu siç thuhet edhe në suren Ta Ha, ajetet 25 - 35: “Ai (Musai) tha: “Musai tha: “O Zoti im! Zgjeroma gjoksin, lehtësoma këtë punë dhe zgjidhma nyjën e gjuhës (pengesën që kam kur flas), që ta kuptojnë fjalën time! Më jep një ndihmëtar nga familja ime, Harunin, timvëlla! Ma shto fuqinë me të dhe bëma shok në punën time, që të të lavdërojmë Ty shumë e më shumë dhe të të kujtojmë Ty shumë e më shumë! Vërtet, Ti je Ai që i sheh gjithmonë punët tona.”.”.Prandaj dërgoma Harunin si ndihmëtar(e profet)! -Allahu iu përgjigj lutjes dhe kërkesës së tij, duke e bërë edhe Harunin profet. Kështu, Allahu ia bëri atë krah e mbështetje në çështjen e tij, që pranimi i besimit të ishte më i lehtë për ta.