پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · An-Noor
سورهٔ ۲۴

An-Noor

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۶۰

وَٱلْقَوَٰعِدُ مِنَ ٱلنِّسَآءِ ٱلَّـٰتِى لَا يَرْجُونَ نِكَاحًا فَلَيْسَ عَلَيْهِنَّ جُنَاحٌ أَن يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَّ غَيْرَ مُتَبَرِّجَـٰتٍۭ بِزِينَةٍ ۖ وَأَن يَسْتَعْفِفْنَ خَيْرٌ لَّهُنَّ ۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ۶۰

Dhe për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë më martesë, nuk është gjynah që ta heqin petkun e tyre(të jashtëm), por pa i zbuluar stolitë. -Bëhet fjalë për gratë e shtyra në moshë, që nuk kanë më prirje e dëshira seksuale, për shkak të moshës së thyer. Allahu i përshkruan: "...të cilat nuk dëshirojnë më martesë". Ato nuk shpresojnë e as nuk dëshirojnë marrëdhënie dhe askush nuk i synon ato për diçka të tillë, sepse ato janë të moshuara, që askush nuk i preferon për të tilla dëshira, se ato janë të papërshtatshme. Ato nuk kanë të tilla dëshira dhe askush nuk i synon për të tilla dëshira. Pikërisht, për të tilla kategori Allahu thotë: "...nuk është gjynah që ta heqin mbulesën e tyre, por pa i zbuluar stolitë." Pra, ato nuk marrin gjynah nëse e heqin mbulesën e jashtme, siç është himari(mbulesa e fytyrës që hidhet sipër kokës dhe mbulon edhe kraharorin), ajo rrobë për të cilën Zoti i ka urdhëruar gratë që ta veshin, kur thotë: "Le të hedhin shamitë mbi kraharorin e tyre!" Kështu, këto gra e kanë të lejuar që të zbulojnë fytyrën e tyre, sepse nuk ka rrezik për fitne për të tjerët dhe për to. Ndoshta ky lejim për këtë kategori që të zbulohen deri në njëfarë mase të caktuar, mund të keqkuptohet dhe të tejkalojë masën, prandaj Allahu thotë: "...por pa i zbuluar stolitë." Pra, gjithsesi ato nuk duhet t’u shfaqin njerëzve ndonjë zbukurim që sjell joshje e fitne, si p.sh. zbukurimi i rrobave të jashtme ose pjesa e poshtme e fytyrës, duke shfaqur vetëm atë pjesë që mund të shkaktojë fitne e joshje. Po kështu, përsëri nuk u lejohet ecja duke goditur tokën fort me këmbët e tyre, që të kuptohen stolitë e tyre të fshehura që, edhe pse ato mund të jenë gra të tilla që askush nuk i dëshiron, dëgjimi i atyre stolive mund të sjellë njëfarë përfytyrimi të ndaluar, që bëhet sprovë për të tjerët. Zbukurimi e stolisja e femrës edhe pse mund të jetë e fshehur nën mbulesën e saj, mund të bëhet sprovë e fitne, edhe pse mund të mos jenë nga ajo kategori grash që nuk synohen për të tilla gjëra. Thjesht tërheqja e shikimit drejt saj mund të shkaktojë gjynah tek ai që i vështron ato, prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Dhe do të ishte më mirë për to që të jenë të përmbajtura. -El isti'fafështë ruajtja e ndershmërisë dhe dëlirësisë, duke bërë të gjithë veprat që e mundësojnë diçka të tillë, si për shembull martesa, ulja e shikimit, etj.Dhe Allahu Dëgjon dhe di gjithçka. -Ai dëgjon të gjitha zërat dhe i di mirë të gjitha qëllimet e njerëzve. Çdokush duhet të jetë i kujdesshëm për çdo fjalë që flet dhe çdo synim të keq që fsheh në zemër. Le ta dinë gratë, se Allahu do t’i shpërblejë për gjithçka që bëjnë.