An-Noor
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
لَّيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَن تَدْخُلُوا۟ بُيُوتًا غَيْرَ مَسْكُونَةٍ فِيهَا مَتَـٰعٌ لَّكُمْ ۚ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ وَمَا تَكْتُمُونَ ۲۹
Nuk është gjynah për ju, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, nëse keni ndonjë përfitim në to. -Ky ajet tregon se hyrja në shtëpitë e banuara ndalohet, derisa të jepet leje për të hyrë nga banorët e shtëpisë. Edhe nëse është shtëpi e pabanuar dhe nuk ka ndonjë interes për të hyrë në to, nuk lejohet të hyhet. Ndërsa në rastin kur është shtëpi e pabanuar dhe njeriu kërkon diçka aty dhe përfiton nga hyrja në të, nuk ka gjynah nëse hyn. Vini re! Në fillim, Allahu thotë: “Mos hyni në shtëpi të huaja (veç shtëpive tuaja), ...” dhe ky është një gjykim gjithëpërfshirës që na ndalon nga hyrja në çdo shtëpi tjetër, veç shtëpive tona. Pastaj përjashtoi nga ky gjykim gjithëpërfshirës ato shtëpi që, vërtet nuk janë pronë e jona, por ato janë të pabanuara dhe hyrja në to na shërben për diçka. Në të tilla raste, Ai e lejoi hyrjen në to dhe përfitimin prej tyre.Dhe Allahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani të fshehtë. -Ai i di mirë gjendjet tuaja të dukshme dhe të fshehura. Ai e di mirë atë që ju shërben juve dhe jua lejoi atë për të cilën keni nevojë, prandaj i vendosi këto ligje.