پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Muminoon
سورهٔ ۲۳

Al-Muminoon

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۷۳

وَإِنَّكَ لَتَدْعُوهُمْ إِلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ ۷۳

Me të vërtetë, ti po i fton ata në Rrugë të Drejtë. - Në këto ajete të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar na tregon të gjitha ato rrugë e shkaqe që sjellin imanin në zemër dhe ato gjëra të cilat e pengojnë imanin të hyjë në zemër. Ai na tregon, gjithashtu, dëmin e madh që ato i sjellin zemrës së njeriut. I Lartësuari i shtjellon ato njëra pas tjetrës. Një pengesë që i Lartësuari përmend është fakti që zemrat e tyre janë të zhytura në padituri e padrejtësi. Së dyti, ata nuk meditojnë mbi Fjalën (Kur'anin) që po u shpallet. Së treti, ata pasojnë verbërisht rrugën e të parëve të tyre. Së katërti, ata i quajtën profetët e tyre të çmendur, siç u përmend më parë. Ndërsa ndër ato vepra që sjellin dhe bëjnë të mundur imanin e pastër, i Madhëruari përmend:1. Të medituarit rreth Kur'anit.2. Mirënjohja për mirësitë e Allahut.3. Njohja e Profetit (a.s) dhe gradës së tij të lartë, e sinqeritetit dhe besnikërisë së tij të plotë, dhe faktit se ai nuk kërkoi asnjë shpërblim për profetësinë dhe sjelljen e Shpalljes te njerëzit.4. Bindja se të gjitha përpjekjet e Profetit synonin mirësinë për njerëzit dhe dobinë e tyre.5. Bindja në faktin se ajo ku na fton ky Profet është e vetmja rrugë e drejtë, që na ofron lumturi në të dyja jetët. Kjo rrugë është e thjeshtë për t’u ndjekur, e kuptueshme për të gjithë që ta ndjekin. Ajo është e vetmja rrugë që të mundëson arritjen e synimeve të larta. Rruga e Muhamedit është e njëjtë me rrugën e Ibrahimit (a.s) dhe feja e tij është hanifijetun semhatun. Hanifijetun d.m.th: rruga e teuhidit të sinqertë për Zotin; ndërsa ‘semhatun’ është tolerante në veprat që kultivon dhe sendërton tek robërit. Vetëm duke medituar me kujdes në rrugën e drejtë që të fton Muhamedi, do të ishte mëse e mjaftueshme për të krijuar bindjen e plotë në zemër se ajo është rruga e drejtë që duhet ndjekur. Ajo të jep vullnetin e mjaftueshëm për t’u nënshtruar dhe për ta ndjekur atë. Kjo rrugë është në sinkron të plotë me natyrën e pastër dhe të papërlyer të njeriut dhe me logjikën e ftohtë dhe objektive. Çdo mendje e drejtë dhe natyrë e pastër gjykon për bukurinë dhe vërtetësinë e rrugës së Muhamedit (a.s). Ajo i ofron njerëzimit çdo të mirë në formën më të plotë dhe e ruan nga çdo e keqe.Atëherë, ku shkojnë këta të mjerë, nëse nuk të pasojnë dhe nuk të ndjekin ty në rrugën tënde të drejtë? Ata nuk kanë asnjë mundësi për të gjetur rrugën e drejtë, nëse heqin dorë nga rruga jote. Kurrë nuk kanë për të gjetur mirësinë, sepse: