Al-Muminoon
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
فَقَالُوٓا۟ أَنُؤْمِنُ لِبَشَرَيْنِ مِثْلِنَا وَقَوْمُهُمَا لَنَا عَـٰبِدُونَ ۴۷
Ata thanë: “E, si t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?!” -Të njëjtat fjalë kishin thënë edhe popujt e tjerë të mëhershëm, që u shfarosën para tyre. Të ngjashme ishin zemrat e tyre, të mbushura me mohim e padrejtësi, prandaj ishin të ngjashme fjalët dhe veprat e tyre. Ata refuzuan me mosmirënjohje mesazhin e Zotit, që, nëse do ta besonin, do të ishte mëshirë e mirësi për ta. Vini re se si nxisin tek pasuesit e tyre mendjelehtë krenarinë e shfrenuar dhe urrejtjen për popullin e Musait, pra për bijtë e Israelit. Ata thoshin: “Si mund t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?!” Si mund të bëhemi pasues të këtyre njerëzve, kur ata janë skllevërit tanë, të cilët i kemi nënshtruar për të bërë punë të ulta e të rënda për ne?! Siç thuhet në një ajet tjetër: "Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju torturonin me format më të këqija, ju thernin bijtë tuaj (të porsalindur) dhe linin të gjalla bijat tuaja (e porsalindura). E gjithë kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj." [Bekare 49]. Pra, si mund të pranojmë që këta të bëhen udhëheqësit tanë?! Fjalë të njëjta thanë dhe populli i Nuhut: “E si të të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?” [Shuara 111]. Ose kur i thanë Nuhut (a.s.): "Ne po shohim se nuk po të pason askush tjetër përveç të pavlerëve, që të ndjekin pa u menduar fare." [Hud 27]. Sigurisht, me fjalë e sllogane të tilla nuk mund të hidhet poshtë e vërteta. Ato janë thjesht mohim e shprehje e arrogancës dhe e mendjemadhësisë. Prandaj i Lartësuari thotë: