Al-Hajj
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
ٱلَّذِينَ إِن مَّكَّنَّـٰهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ أَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُا۟ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَمَرُوا۟ بِٱلْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا۟ عَنِ ٱلْمُنكَرِ ۗ وَلِلَّهِ عَـٰقِبَةُ ٱلْأُمُورِ ۴۱
(Ai ndihmon)ata, të cilët, kur Ne u mundësojmë të vendohen në një vend, e falin rregullisht namazin, japin zekatin,... -Kur ua japim tokën nën sundimin e tyre, që ta mbretërojnë pa pasur asnjë armik, ata, së pari, e përkryejnë namazin, duke e falur në kohën e vet e duke i plotësuar shtyllat, detyrat, kushtet e saktësisë së tij. Ata janë të kujdesshëm sidomos për faljen e namazit të xhumasë dhe namazit me xhemat. Së dyti, japin zekatin. Qofshin udhëheqës, qofshin nga populli i thjeshtë, ata e japin zekatin e pasurisë, duke ua dhënë atyre që e meritojnë.... urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen. -Këtu përfshihet çdo fjalë dhe vepër e mirë që ligji i Zotit dhe logjika e pastër e konsiderojnë të tillë. Kështu, ata urdhërojnë për të përmbushur të drejtën e Zotit dhe të drejtën e krijesave. Nga ana tjetër, ata ndalojnë nga çdo e keqe që feja dhe natyra e pastër njerëzore e ndalon. Urdhri dhe ndalesa për diçka është urdhër e ndalim edhe për ato gjëra pa të cilat ajo gjë nuk mund të realizohet. Kështu, nëse urdhrat dhe ndalesat mund të realizohen veçse duke i mësuar fillimisht vetë, dhe pastaj duke ua mësuar të tjerëve, atëherë njerëzit e kanë detyrë që të mësojnë këto çështje, ndërsa udhëheqësit duhet t'ua bëjnë detyrë që t’i mësojnë. Nëse është e nevojshme, udhëheqësi vendos edhe sanksione e dënime për ata që nuk janë të kujdesshëm me urdhëresat e ndalesat e Zotit. Këto dënime e sanksione mund të jenë të përcaktuara nga Sheriati, por mund t’i jenë lënë edhe udhëheqësit që t’i vendosë sipas nevojës, derisa urdhëresat e ndalesat të respektohen dhe ligji i Zotit të vendoset e zbatohet ndër njerëz. Nëse është e nevojshme që disa njerëz të specializohen veçse për këtë detyrë, pra, për urdhërimin për mirë e ndalimin nga të këqijat, atëherë udhëheqësi e krijon këtë mundësi. Pastaj i Madhëruari thotë:Allahut i takon përfundimi dhe vendimi për(të gjitha)çështjet. -Të gjitha çështjet janë në dorë të Zotit. Ai na ka bërë të qartë se përfundimi i mirë i takon devotshmërisë. Atij mbreti e sundimtari që kujdeset për fenë me sinqeritet, Zoti ka për t’i dhënë purfundim të mirë dhe një udhëheqje të drejtë. Ndërsa ata sundues e mbretër që e marrin pushtetin me forcë dhe gjykojnë sipas epsheve të tyre, edhe pse mund të marrin një pushtet të përkohshëm, përfundimi i tyre nuk është i mirë. Sundimi e udhëheqja e tyre është fatkeqësi dhe përfundimi i tyre edhe më i keq.