Al-Hajj
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَعْبُدُ ٱللَّهَ عَلَىٰ حَرْفٍ ۖ فَإِنْ أَصَابَهُۥ خَيْرٌ ٱطْمَأَنَّ بِهِۦ ۖ وَإِنْ أَصَابَتْهُ فِتْنَةٌ ٱنقَلَبَ عَلَىٰ وَجْهِهِۦ خَسِرَ ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةَ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْخُسْرَانُ ٱلْمُبِينُ ۱۱
Ka prej njerëzve nga ata që e adhurojnë Allahun luhatshëm. -Ka njerëz që kanë iman të dobët. Besimi ende nuk ka zenë vend në zemrat e tyre e të hyjë thellë në to. Mbase kanë njëfarë imani, që ka hyrë ose nga frika, ose në formë tradite e zakoni, por që nuk ka aspak qëndrueshmëri në kohë vështirësie e sprovash. Duke i përshkruar këta, Allahu i Madhëruar thotë:Nëse u vjen ndonjë e mirë ata qetësohen me të. -Nëse gëzojnë mirësitë e Zotit dhe nuk u ndodh ndonjë e keqe, ata gjejnë kënaqësi e prehje. Kjo kënaqësi e prehje nuk është nga imani, por nga mirësitë e kësaj jete. Allahu i Madhëruar mbase i ruan nga të këqijat, që ata të mos largohen nga feja dhe besimi. Por kur i godasin sprovat, duke u ndodhur ndonjë fatkeqësi ose kur u largohet ndonjë mirësi, ata tjetërsohen. Thotë i Madhëruari:Por nëse u vjen ndonjë sprovë, ata kthehen në fytyrën e vet të vërtetë dhe e humbasin edhe dynjanë, edhe ahiretin. -Në të tilla kushte, ata e braktisin fenë dhe besimin, dhe kështu shkatërrojnë dynjanë dhe ahiretin e tyre. Në këtë jetë nuk kanë për të arritur kurrë atë që shpresojnë të arrijnë përmes lënies së fesë. Të mjerët mendojnë se, duke lënë fenë, do të mund të arrijnë atë që kërkojnë nga dynjaja. Por çdo përpjekje e tyre do të dështojë dhe prej kësaj bote do të marrin veçse aq sa është paracaktuar për ta. Ndërsa në ahiret është e kuptueshme humbja e tyre. Ata do të privohen nga Xheneti, gjerësia e të cilit është sa hapësira mes qiejve dhe tokës. Ai meritojnë vetëm Zjarrin.Kjo është humbja e qartë. -Ky është shkatërrimi dhe humbja e qartë. Ata kanë humbur çdo të mirë dhe janë zhytur në ndëshkim.