پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
سورهٔ ۲۱

Al-Anbiyaa

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۵

بَلْ قَالُوٓا۟ أَضْغَـٰثُ أَحْلَـٰمٍۭ بَلِ ٱفْتَرَىٰهُ بَلْ هُوَ شَاعِرٌ فَلْيَأْتِنَا بِـَٔايَةٍ كَمَآ أُرْسِلَ ٱلْأَوَّلُونَ ۵

Ata thonë për të(Kur'anin): “Janë ëndrra të përziera.” Gjithashtu, thonë: “Ai e ka trilluar vetë, madje ai është poet.” -Allahu i Madhëruar na tregon shpifjet e mohuesve kundër Profetit (a.s) dhe Shpalljes që ai solli. Ata e quanin të çmendur dhe lloj-lloj epitetesh të ndryshme. Fillimisht thoshin që ai flet “ëndrra të përziera”, pra, flet përçart, ashtu si një i përgjumur, që nuk e di se çfarë thotë. Gjithashtu, ata thoshin se ai i kishte shpikur vetë të gjithë ato që pretendonte se ia kishte shpallur Zoti. Përveç kësaj, thoshin se ai ishte poet dhe fjalët e tij ishin thjesht poezi ose krijimtari njerëzore. Megjithatë, çdokush që ka sadopak njohuri për realitetin kur jetoi Profeti dhe rreth jetës së tij, dhe vështron me kujdes Shpalljen madhështore që ai solli prej Zotit, krijon një bindje të plotë se ky Ku'an është i jashtëzakonshëm. Asnjë krijesë nuk mund të sjellë një Fjalë të tillë, madje as një pjesë të vogël të ngjashme me të. Allahu i Madhëruar i ftoi të gjithë armiqtë e këtij libri në këtë sfidë të hapur, me gjithë kushtet dhe urrejtjen e mjaftueshme që ata kishin. Por ata nuk munden t’i përgjigjen kurrë kësaj sfide, dhe ata e dinë mirë këtë gjë. Ata tregohen të pafuqishëm dhe memecë përkundër së vërtetës, së cilës asgjë nuk mund t’i bëjë ballë dhe ta pengojë. Ajo që u mbetet është që thjesht të thonë këto fjalë dhe të mundohen që të pengojnë e të largojnë njerëzit prej së vërtetës. Ata thjesht mund të shpifin e trillojnë gënjeshtra e t’ua shesin atyre njerëzve që nuk dinë gjë për Kur'anin e Profetin. Kur'ani është mrekullia më e madhe, që do të vazhdojë deri në Kijamet, dhe kjo gjë tregon se Muhamedi është Profet i Allahut dhe mesazhi që solli është e vërteta e sigurt. Kur'ani është mëse i mjaftueshëm për këdo që kërkon rrugën e drejtë. Çdokush që kërkon mrekulli të tjera sipas oreksit, është injorant dhe u përngjan atyre arrogantëve e inatçorë që i refuzonin profetët dhe u propozonin atyre mrekulli sipas qejfit të tyre. Kërkimi i mrekullive të veçanta nuk sjell asnjë dobi, madje do të ishte gjëja më e dëmshme për ta. Nëse qëllimi i tyre do të ishte njohja e së vërtetës, atëherë për këtë është mëse i mjaftueshëm ky Kur'an, pa qenë nevoja të kërkosh shenja të tjera. Por nëse qëllimi i tyre është që thjesht ta tregojnë Profetin si të paaftë për të sjellë shenja e mrekulli dhe si justifikim për mosbesimin e tyre, atëherë edhe sikur t’u vinin shenjat që kërkojnë, ata përsëri nuk do të besojnë, siç thotë Allahu: “Ata të cilët e meritojnë vendimin e Zotit tënd, ata nuk do të besojnë, edhe sikur t’u vinte çdo shenjë, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” Ndërsa këtu ata thonë:“Le të na sjellë ndonjë mrekulli, ashtu si sollën të mëparshmit!” -Siç qe deveja e Salihut ose shkopi i Musait. Por Allahu na tregon se shumë nga popujt që shkuan nuk besuan edhe pasi u sollën mrekullitë e kërkuara.