پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
سورهٔ ۲

Al-Baqara

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۴۵

وَٱسْتَعِينُوا۟ بِٱلصَّبْرِ وَٱلصَّلَوٰةِ ۚ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلَّا عَلَى ٱلْخَـٰشِعِينَ ۴۵

Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz! -Allahu i Lavdëruar na urdhëron që, për të kërkuar ndihmë për çështjet tona, duhet të jemi të duruar. Ndihmën duhet ta kërkojmë me të gjitha llojet e durimit. Ka shumë lloje durimi, por ato më kryesoret janë:1. Durimi që tregohet në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar për te kryer urdhëresat e Tij, derisa ta arrijmë atë në formën më të mirë.2. Durimi ndaj gjynaheve dhe mosbindjes. Pra, durimi që duhet të tregojmë për t’u larguar nga haramet dhe që të mos shkelim kufijtë e Allahut.3. Durimi gjatë ngjarjeve të dhimbshme, të cilat Allahu i Lartësuar i ka përcaktuar për ne. Ky durim konsiston në pranimin me zemër të kënaqur të këtyre përcaktimeve, duke mos shprehur as më të voglin zemërim apo pakënaqësi kundrejt tyre. Nëse do të tregohemi të durueshëm dhe të vetëpërmbajtur në situata të vështira, ashtu si na urdhëron Allahu i Lartësuar, atëherë kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe për kapërcimin e tyre. Kush përpiqet të jetë i duruar, Allahu i Lartësuar ka për t’ia lehtësuar këtë gjë dhe patjetër do ta bëjë të durueshëm.Të njëjtën gjë mund të themi edhe për namazin, i cili është treguesi i besimit në zemër dhe i cili e frenon dhe e ndalon njeriun nga çdo vepër e shëmtuar. Një namaz i tillë është rrugëzgjidhje dhe ndihmë për çdo çështje e problem.Vërtet, kjo është e vështirë, por jo për ata që kanë frikë… -Domethënë, për këta të fundit është e thjeshtë kjo mënyrë e kërkimit të ndihmës. Është e thjeshtë, sepse të tillë e bën droja e tyre ndaj Allahut dhe shpresa për të arritur shpërblimin e madh të Tij. Frikërespekti për Allahun dhe shpresa e madhe për shpërbilimin e Tij, e nxisin robin që të kërkojë ndihmë nëpërmjet këtyre mënyrave të vështira (me durim e me namaz). Madje, ai i bën ato duke qenë i kënaqur dhe me zemër të qetë, pasi kujton shpërblimin e Allahut dhe ka frikën e ndëshkimit. Ndërsa ata të cilët nuk i kanë këto ndjenja (frikën dhe shpresën), ata nuk ka se çfarë t’i shtyjë të ndërmarrin të tilla mënyra, për të kërkuar ndihmë dhe rrugëzgjidhje. Edhe sikur të përpiqeshin ndonjëherë të bënin ndonjë gjë të tillë, ajo do të ishte shumë e rëndë dhe e vështirë për shpirtrat e tyre, të cilat nuk janë pajisur me ndjenjën e frikërespektit (ħushû) ndaj Allahut. Por çfarë është, në fakt, ndjenja e ħushû-it, lehtësuesja e vetme e situatave të vështira? Ħushû është ndjenja e përuljes së zemrës ndaj Allahut. Ajo është prehja dhe qetësia që ndien zemra kur kujton Allahun. Ajo është një lloj përunjësie përpara Krijuesit, e shoqëruar me një ndjenjë nevoje dhe varfërie për mëshirën e Tij. Kjo përulje vjen si pasojë e besimit të patundur të adhuruesit, se do të takohet me Allahun e Lartësuar. Ky besim është burimi i këtyre ndjenjave. Prandaj i Madhëruari, duke shpjeguar cilësitë e atyre që e kanë këtë ndjenjë, thotë: