پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
سورهٔ ۲

Al-Baqara

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۵۵

وَلَنَبْلُوَنَّكُم بِشَىْءٍ مِّنَ ٱلْخَوْفِ وَٱلْجُوعِ وَنَقْصٍ مِّنَ ٱلْأَمْوَٰلِ وَٱلْأَنفُسِ وَٱلثَّمَرَٰتِ ۗ وَبَشِّرِ ٱلصَّـٰبِرِينَ ۱۵۵

Ne do t’ju sprovojmë ndonjëherë me frikë, me uri,... -Sipas kuptimit të fjalëve (në arabisht), Allahu i Lartësuar thotë që do të na sprovojë me diçka të vogël prej atyre që quhen frikë e uri, e jo me plot kuptimin e tyre. Përndryshe, nëse do të na sprovonte me frikë apo uri të plotë, ne do të shfaroseshim. Por dihet që sprova synon të provojë durimin dhe bindjen ndaj Krijuesit, e jo të shkatërrojë, sepse atëherë do të quhej ndëshkim.…me humbje në pasuri ose në njerëz dhe me pakësim të prodhimit. -Humbjet në pasuri mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme, si: përmbytjet, stuhitë, tërmetet, grabitjet nga hajdutët, bastistjet nga mbretërit e padrejtë etj. Ndërsa humbja në njerëz nënkupton vdekjen e të dashurve të zemrës, të fëmijëve, të afërmve etj., ose sëmundjet që godasin këta njerëz. Me humbjet në prodhimtari nënkuptohet pakësimi i fryteve dhe i prodhimeve të tokës, në të mbjella, pemëtari etj. Këto mund të bëhen nëpërmjet furtunave, breshërit, ngricave, rënies së zjarreve, sëmundjeve apo nga ndonjë formë tjetër ndëshkimi prej Allahut, si karkalecat etj. Këto sprova patjetër që do të ndodhin, sepse ashtu ka thënë Allahu i Urtë. Gjatë sprovave, njerëzit ndahen në dy grupe: durimtarë dhe jodurimtarë. Jodurimtarëve u ikin nga duart dy mirësi të mëdha pas këtyre sprovave: së pari, mirësia e shkatërruar nga fatkeqësia dhe, së dyti, shpërblimi i pamasë nëse do të tregoheshin të durueshëm. Domethënë, ata humbin si nga dynjaja, ashtu edhe nga ahireti, duke mos përmendur dobësimin e imanit. Ata nuk e kanë virtytin e durimtarit, që kënaqet dhe është mirënjohës ndaj Allahut për caktimet dhe vendimet e Tij, por, përkundrazi ata zemërohen me këto caktime. Ata që Allahu i Lartësuar i ka pajisur me durim nuk zemërohen dhe nuk shfaqin pakënaqësi ndaj caktimit të Tij, as me fjalë dhe as me veprime, sepse ata mendojnë për shpërblimin që i pret tek Zoti i tyre për durimin e treguar, duke qenë të sigurt për këtë. Shpërblimi i Allahut është shumë herë më i madh sesa humbja e shkaktuar nga sprovat. Madje, ata i shohin këto sprova si mirësi prej Zotit, sepse nëpërmjet tyre arrihen gradat e larta. Kush respekton urdhrat e Zotit, fiton patjetër shpërblimin e Tij. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Por ti përgëzoji durimtarët… -Pra, përgëzoji ata, se shpërblimi i tyre do të jetë pa masë. Këtë përgëzim e meritojnë veçse të duruarit, të cilët: