Al-Baqara
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَلَن تَرْضَىٰ عَنكَ ٱلْيَهُودُ وَلَا ٱلنَّصَـٰرَىٰ حَتَّىٰ تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ ۗ قُلْ إِنَّ هُدَى ٱللَّهِ هُوَ ٱلْهُدَىٰ ۗ وَلَئِنِ ٱتَّبَعْتَ أَهْوَآءَهُم بَعْدَ ٱلَّذِى جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ ۙ مَا لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّ وَلَا نَصِيرٍ ۱۲۰
Çifutët dhe të krishterët nuk do të jenë të kënaqur kurrë me ty, derisa të pasosh fenë e tyre -Allahu i Lartësuar tregon se çifutët dhe të krishterët nuk do të kënaqeshin kurrë me Profetin (s.a.u.s), derisa ai të pasonte fenë dhe rrugën e tyre. Ata e ftonin në fenë e tyre, duke pretenduar se ajo ishte feja dhe udhëzimi i drejtë. Atëherë, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që t’ua hidhte poshtë këtë pretendim, duke thënë:Thuaju: “Udhëzimi i Allahut është i vetmi udhëzim i drejtë.” -Kuptimi: Vetëm udhëzimi të cilin unë e solla prej Allahut të Lartësuar është ai që meriton të quhet udhëzim i drejtë. Ndërsa rruga që ju pasoni dhe pretendoni se është e drejtë, në të vërtetë është ndjekje e dëshirave tuaja të sëmura. Prandaj i Lartësuari thotë më poshtë:E nëse pas diturisë që të ka zbritur, ti ndjek dëshirat e tyre, atëherë nuk ke për të pasur as mbrojtës e as ndihmëtar të të shpëtojë prej Allahut. -Ky ajet dëshmon se është e ndaluar rreptësisht pasimi i dëshirave dhe i rrugës së çifutëve dhe të krishterëve. Ai na ndalon nga përngjasimi me ta në cilësitë e tyre tipike dhe që lidhen me fenë që ata kanë. Ky ajet, edhe pse i drejtohet Profetit (a.s.), dispozita e tij vlen për të gjithë umetin, sepse në këto raste merret për bazë kuptimi gjithëpërfshirës i ajetit dhe jo personi të cilit i drejtohet ky tekst. Kështu thotë edhe një parim në Sheriatin Islam: "Kuptimi gjithëpërfshirës i tekstit është më parësor për t'u marrë në konsideratë, sesa shkaku specifik për të cilin ka ardhur ky tekst." Më tej, i Lartësuari thotë: