Al-Kahf
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَرَبَطْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ إِذْ قَامُوا۟ فَقَالُوا۟ رَبُّنَا رَبُّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ لَن نَّدْعُوَا۟ مِن دُونِهِۦٓ إِلَـٰهًا ۖ لَّقَدْ قُلْنَآ إِذًا شَطَطًا ۱۴
Ne i forcuam zemrat e tyre... -Ua mbushëm zemrat me durim e qëndrueshmëri në të vërtetën. I bëmë ato të kënaqura dhe të mbushura me prehje të plotë, me gjithë gjendjen e vështirë ku ndodheshin. Kjo tregon butësinë, mëshirën dhe bamirësinë e Allahut me ta, që ua lehtësoi rrugën e imanit dhe u dhuroi udhëzimin e plotë. Ai u dhuroi durim, qëndrueshmëri dhe qetësi, me besimin në zemër.... dhe ja ata u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. -Allahu është Ai që na ka krijuar, na furnizon, rregullon e administron çështjet tona. Ai përkujdeset për ne, na edukon dhe përmirëson gjendjen tonë në çdo çast. Ai është Krijuesi i qiejve dhe Tokës, i Vetmi Krijues i të gjitha këtyre krijesave madhështore. Ndërsa idhujt janë krijesa të dobëta, nuk kanë krijuar asgjë dhe nuk furnizojnë asnjë. Ata nuk sjellin dëm e as dobi, as japin jetë, nuk mund ta marrin atë dhe as mund të ringjallin. Kështu, të rinjtë argumentuan për vërtetësinë e uluhije-s, me faktin se Allahu është i vetmi në aspektin e rububije-s. Domethënë, duke qenë se Allahu është i vetëm në rububije, atëherë ne e njësojmë Atë edhe në uluhije, pra, në meritën e adhurimeve. Ata thanë:Ne kurrë nuk do të adhurojmë asnjë zot tjetër përveç Tij... -Ne nuk kemi për t’iu drejtuar me lutje asnjë krijese, sepse do të ishte gabim i pafalshëm.... Po ta bënim këtë do të thoshim një gënjeshtër të shëmtuar. -Do të ishte një devijim i madh nga e vërteta dhe nga rruga e drejtë. Të rinjtë e mençur besuan bindshëm në teuhidin rububije dhe uluhije dhe iu përmbajtën fort këtij besimi. Nga ana tjetër, ata treguan se ishin shumë të qartë se njësimi i Zotit është rruga e drejtë, ndërsa çdo gjë tjetër e ndryshme nga ai është largim nga rruga e drejtë dhe kotësi. Kjo tregon se sa e plotë ishte dituria e tyre rreth Zotit dhe se Zoti ua kishte dhënë të plotë udhëzimin e drejtë dhe ua kishte forcuar besimin në zemrat e tyre.