Al-Israa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
أَوْ يَكُونَ لَكَ بَيْتٌ مِّن زُخْرُفٍ أَوْ تَرْقَىٰ فِى ٱلسَّمَآءِ وَلَن نُّؤْمِنَ لِرُقِيِّكَ حَتَّىٰ تُنَزِّلَ عَلَيْنَا كِتَـٰبًا نَّقْرَؤُهُۥ ۗ قُلْ سُبْحَانَ رَبِّى هَلْ كُنتُ إِلَّا بَشَرًا رَّسُولًا ۹۳
Ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë. –Na sill një shtëpi të zbukuruar me flori e gurë të çmuar. Ose ngjitu në qiell dhe ne ta shohim se si ngjitesh. Megjithatë, ne nuk kemi për të të besuar edhe sikur të ngjitesh në qiell, derisa të na sjellësh një libër, që ne ta lexojmë. Në fakt, të gjitha këto nuk ishin gjë tjetër, veçse teka nga njerëz mendjelehtë dhe të padrejtë, që po tregonin moralin më të keq me Zotin. Ata mëtonin se ishte Profeti ai që mund t'ua sillte mrekullitë. Prandaj Allahu e urdhëroi Profetin që të thotë:Thuaj: “I madhëruar qoftë Allahu! A mos jam unë tjetër, përveçse një njeri profet?” -I pastër dhe i dëlirë është Zoti im nga të gjitha shpifjet dhe fjalët tuaja. Allahu është i Dëlirë dhe i Madhëruar. Ligjet dhe shenjat e Tij kurrë nuk mund t’u nënshtrohen epsheve dhe dëshirave të prishura të njerëzve.