Al-Israa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَلَئِن شِئْنَا لَنَذْهَبَنَّ بِٱلَّذِىٓ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ بِهِۦ عَلَيْنَا وَكِيلًا ۸۶ إِلَّا رَحْمَةً مِّن رَّبِّكَ ۚ إِنَّ فَضْلَهُۥ كَانَ عَلَيْكَ كَبِيرًا ۸۷
Po të kishim dashur, Ne do të ta merrnim ty (nga zemra)atë që ta shpallëm dhe ti nuk do të gjeje asnjë mbrojtës që të të ruante nga Ne. Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje është, vërtet e madhe. -Allahu i Madhëruar na njofton se Kur'ani dhe e gjithë Shpallja që ia zbriti Profetit të Tij është mëshirë e dhuruar prej Tij për Profetin dhe për të gjithë krijesat. Shpallja është absolutisht mirësia më e madhe që Ai i ka dhënë Profetit të Tij. Mirësitë dhe dhuratat e Zotit për Profetin janë aq të shumta dhe të mëdha, saqë askush nuk mund t’i përcaktojë. Kështu, Ai që t’i dhuroi këto mirësi është Allahu. Nëse Allahu dëshiron të t’i largojë, askush nuk mund ta pengojë Atë, madje nuk ka ndonjë që do të mund të ndërhynte tek Allahu për largimin saj. Atëherë, ji mirënjohës për këtë mirësi të pakrahasueshme që Zoti të ka dhuruar dhe kënaqu me këtë dhuratë të vyer! Le të qetësohet zemra jote me të! Mos u trishto nga mohimi i mashtruesve dhe tallja e të humburve! Ata janë fatzinj, sepse kur iu afrua mirësia më e madhe që ekziston, ata e refuzuan, prandaj edhe nuk e meritojnë që Zoti t’ua japë këtë mirësi.