پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Israa
سورهٔ ۱۷

Al-Israa

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۴۹

وَقَالُوٓا۟ أَءِذَا كُنَّا عِظَـٰمًا وَرُفَـٰتًا أَءِنَّا لَمَبْعُوثُونَ خَلْقًا جَدِيدًا ۴۹

Allahu i Madhëruar na tregon rreth fjalëve të mashtruesve e mohuesve të ringjalljes, të cilët e shohin atë si diçka të largët dhe jo të vërtetë.Ata thanë: “Mos vallë pasi të bëhemi eshtra të kalbura, dhé e pluhur, do të ringjallemi në një krijim të ri?” – Ata, të çuditur, sjellin si shembull trupat e të vdekurve, që janë tretur, për të treguar që është e pamundur ringjallja e tyre. Kështu ata tregojnë injorancën e tyre të thellë rreth argumenteve të Zotit. Ata tregojnë në këtë mënyrë se kanë mohuar Profetin, duke e quajtur atë gënjeshtar. Ata kështu kanë shpërfillur argumentet dhe faktet e shumta që tregojnë pushtetin absolut të Zotit, Krijuesit të qiejve dhe të Tokës. Me mendjelehtësinë e tyre, ata krahasojnë pushtetin e Krijuesit të qiejve dhe të tokës me fuqitë e tyre të dobëta dhe me pamundësinë e tyre si krijesa. Duke qenë se ringjallja është e pamundur të arrihet nga krijesat, atëherë edhe pushteti i Zotit duhet të jetë i tillë. Sa i dëlirë dhe i lartësuar është Zoti i gjithësisë! Si i afatizon këto krijesa që pretendojnë se janë të ditur e të mençur dhe sjellin të tillë shembuj, që në fakt janë tregues të injorancës së thellë, që nuk arrin të dallojë edhe çështjet më të shfaqura, më të qarta dhe faktet më të dukshme. Le ta shohin dhe le ta dinë të mençurit se asgjë nuk mund t’ua hapë sytë e ballit dhe të zemrës, përveç dritës së udhëzimit, që vetëm Zoti e ofron dhe e mundëson! Nëse të ka dhënë Zoti dritë, je i ndriçuar dhe i udhëzuar, e nëse jo, je i humbur dhe i devijuar. Prandaj duhet të lutemi vazhdimisht: "Rabena, la tuzig kulubena, bea'de idh hedejtena! Ue heb lena min ledunke rahmeten! Inneke entel Ueh-hab! (Zoti ynë, mos lejo që zemrat tona të devijojnë, pasi na drejtove! Na dhuro mëshirën Tënde! Pa dyshim, Ti je Dhuruesi i madh!). [Al Imran 8]. Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u thotë mohuesve të ringjalljes: