پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Israa
سورهٔ ۱۷

Al-Israa

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۰۵

وَبِٱلْحَقِّ أَنزَلْنَـٰهُ وَبِٱلْحَقِّ نَزَلَ ۗ وَمَآ أَرْسَلْنَـٰكَ إِلَّا مُبَشِّرًا وَنَذِيرًا ۱۰۵

Ne e zbritëm atë (Kur'anin)plot urtësi – Kur'ani ka zbritur me të vërteta të mëdha. Ai u shpall për t’u mësuar njerëzve urdhëresat dhe ndalesat e Zotit, rregullat dhe ligjet e Tij. Ai u shpall për t’u treguar atyre, gjithashtu, shpërblimet dhe ndëshkimet që meriton secili grup, në varësi të plotësimit ose jo të porosive të tij.... dhe me të vërtetën (e besnikërisht)është zbritur. –Pra, edhe mënyra si u shpall ky Kur'an është e vërtetë e sigurt, e ruajtur nga çdo shejtan i mallkuar. Ai u shpall përmes Xhibrilit, melekut besnik, te Muhamedi - profeti besnik.Ne të dërguam ty veçse si përgëzues dhe qortues. - Profeti është përgëzues dhe sjell lajmin e mirë për këdo që i bindet Allahut. Ai i përgëzon besimtarët se do të kenë shpërblime të përshpejtuara që në këtë botë, por edhe shpërblimet e pafundme dhe të pashembullta në jetën tjetër. Profeti (a.s) u dërgua edhe si qortues e paralajmërues për të gjithë ata që nuk i binden Allahut, se ata i pret një ndëshkim i rëndë jo vetëm në këtë botë, por edhe në jetën tjetër, që është e përjetshme. Që një profet të meritojë cilësimin “përgëzues e qortues”, duhet sigurisht që t’u sqarojë njerëzve ato vepra për të cilat premtohet shpërblim dhe rrugët e realizimit të tyre. Edhe për të qenë qortues i mirë, ai duhet të sqarojë veprat e qortueshme, rrugët për t’u larguar prej tyre dhe ndëshkimet për to. Sigurisht, Profeti i sqaroi të gjitha këto në formën më të plotë, të kuptueshme e të thjeshtë.