An-Nahl
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ ۚ تَعَـٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ ۳
Ai i krijoi qiejt e Tokën me një urtësi të madhe. -Kjo sure quhet ndryshe "Surja e Mirësive", domethënë, surja që përmend mirësitë e Allahut të Lartësuar. Quhet kështu sepse Allahu i Lartësuar përmend në fillim të saj mirësitë themelore, mes të cilave jetojnë krijesat në këtë botë. Ndërsa në fund të saj, Allahu i Madhëruar përmend veprat, fjalët e mira dhe adhurimet, të cilat shërbejnë si plotësim i këtyre mirësive. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na njofton se Ai ka krijuar qiejt dhe tokën me një urtësi të madhe. Por, cila është kjo urtësi madhështore? Allahu i Lartësuar i krijoi qiejt dhe tokën që njerëzit, përmes madhështisë së këtij krijimi, të argumentojnë për madhështinë e Krijuesit, ta madhërojnë Atë që i krijoi ato në mënyrë të përkryer. Allahu i Madhëruar e përkreu krijimin e Tij, për ta kuptuar mirë se Ai që i krijoi ka cilësitë më të plota dhe absolute. Le ta kuptojnë robërit se Allahu i Lartësuar i krijoi qiejt dhe tokën që të jenë vendqëndrimi i tyre i përkohshëm, ku ta adhurojnë Atë si Një të vetëm. Në jetën e kësaj dynjaje, ata duhet ta adhurojnë Allahun e Lartësuar përmes zbatimit të ligjit të Tij dhe të urdhërimeve, të cilat Ai i ka caktuar me ligjin e Tij dhe përmes gjuhës së profetëve të Tij. Të mençurit kurrë nuk kërkojnë t’i afrohen Allahut me adhurime që Ai nuk i ka ligjëruar, ashtu sikurse bëjnë idhujtarët, të cilët pretendojnë se e adhurojnë Atë, por në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse trillojnë mashtrime kundër Tij. Prandaj dhe Allahu i Lartësuar në vijim e dëlirëson Veten e Tij nga shokvënia e adhurimet e shpikura të idhujtarëve, kur thotë:I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ata (idhujtarët)i shoqërojnë! -U lartësoftë e u dëlirësoftë Allahu i Madhëruar! I pastër qoftë Ai nga idhujtaria, që trillojnë idhujtarët! Allahu i Lartësuar është i vetmi i Adhuruar i vërtetë dhe me meritë. Askush nuk meriton të adhurohet veç Tij. Askush, përveç Allahut të Lartësuar, nuk e meriton që t'ia përkushtosh adhurimin dhe fenë, bindjen, nënshtrimin dhe përulësinë e plotë. Pasi foli për krijimin e qiejve dhe të Tokës, i Madhëruari përmend krijimin e gjithçkaje që ekziston mes tyre. Vëreni me kujdes! Ai e nis me gjënë më të shtrenjtë mes qiellit dhe tokës, që është pikërisht njeriu: