Ibrahim
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
ٱلَّذِينَ يَسْتَحِبُّونَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا عَلَى ٱلْـَٔاخِرَةِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبْغُونَهَا عِوَجًا ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ فِى ضَلَـٰلٍۭ بَعِيدٍ ۳
Mjerë ata që e duan më shumë jetën e kësaj bote se atë të botës tjetër... - Këta kënaqen me jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj. Ata gjejnë prehje në të dhe e harrojnë ditën kur do të kthehen tek i Madhërishmi. Ata shpërfillin shpalljet dhe paralajmërimet e Zotit dhe të profetëve. Ata e urrejnë të vërtetën e pamohueshme dhe, përveç vetvetes, pengojnë edhe të tjerët nga rruga e Allahut:...që i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe që kërkojnë në të diçka të shtrembëruar! -I pengojnë nga rruga që duhet të ndjekin njerëzit, nga ligji i jetës së tyre dhe mënyra e adhurimit që Zoti kërkon prej tyre. Allahu i Madhëruar e ka shtjelluar qartë në Shpalljen e Tij dhe përmes profetëve këtë rrugë, ndërsa këta të mjerë e flakin e shpërfillin atë dhe paralajmërimet e Tij. Nuk mjaftohen me kaq, por pengojnë edhe të tjerët, duke qenë të ndezur flakë nga urrejtja për Zotin dhe për Shpalljen e Tij, që bien ndesh me dashurinë dehëse të tyre për këtë jetë dhe stolitë e saj. Kështu, ata shndërrohen në armiq të rrugës së Zotit dhe agresorë ndaj njerëzve. Ata e paraqesin të shtrembëruar dhe të urryer rrugën e Zotit, në mënyrë që të largojnë sa më shumë njerëz prej saj. Por Allahu dëshiron që ta përkryejë dhe plotësojë Dritën e Tij, edhe pse mohuesit e urrejnë këtë gjë.Ata janë në një humbje të largët. -Këta njerëz, me të tilla cilësi, janë në humbje të qartë dhe shumë të thellë. Ata jo vetëm që humbin vetveten, por luftojnë edhe për humbjen e të tjerëve. Ata kundështojnë rrugën e Allahut dhe Profetit të Tij dhe kanë guximin dhe paturpësinë të luftojnë kundër kësaj rruge. E ku ka humbje më të madhe sesa kjo?! Ndërsa besimtarët qëndrojnë nga krahu tjetër. Ata i besojnë Allahut dhe shpalljeve të Tij. Ata i japin përparësi ahiretit kundrejt dynjasë. Ata jo vetëm ndërtojnë e përmirësojnë vetveten sipas ligjit të Zotit, por ftojnë edhe të tjerët me durim e dituri. Ata ua zbukurojnë njerëzve rrugën e Zotit dhe ua bëjnë të qartë se ajo është rruga e drejtë.