پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · An-Nasr
سورهٔ ۱۱۰

An-Nasr

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۳

فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَٱسْتَغْفِرْهُ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ تَوَّابًۢا ۳

...Atëherë, madhëroje me lavde Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai! Ai është Pranues i madh i pendimit. - Ai u urdhërua për tesbiĥ, për falënderim dhe mirënjohje ndaj Zotit të tij dhe për istigfar ose kërkim faljeje. Ndërsa parashikimi se çfarë pritej të ndodhte më tej është, së pari, një përgëzim: kjo fe do të vazhdonte të përhapej dhe të pushtonte gjithë botën. Kjo nënkuptohet pas tesbih-ut, falënderimit dhe kërkimit të faljes nga Profeti dhe umeti i tij, sepse falënderimi për mirësitë i shton ato, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Nëse falënderoni, do t’jua shtoj.”. Pra, ndihma e Allahut për Profetin e Tij, fenë e Tij do të ishte e vazhdueshme. Futja e njerëzve në fenë e Zotit do të vijonte pandërprerë. Dhe vërtet kështu ndodhi. Feja Islame ka shkuar atje ku asnjë fe tjetër nuk mund të përhapej. Kjo vazhdoi, derisa njerëzit nisën të kundërshtonin urdhrat e Allahut dhe të Profetit të Tij, dhe kështu Allahu i Lartësuar i sprovoi dhe ata u përçanë në grupe-grupe, duke ndodhur kjo që e shohim sot. Megjithatë, Allahu i Lartësuar ka ruajtur mirësi, mëshirë dhe begati për këtë fe dhe ithtarët e saj, që askush nuk mund t’i përkufizojë dhe zbulojë plotësisht. Mirësia vazhdon ta ndjekë këtë umet të bekuar dhe këtë fe të zgjedhur dhe të ndihmuar nga Zoti i gjithësisë. Parashikimi tjetër se çfarë pritej të ndodhte më tej ishte se exheli i Profetit të Zotit tashmë qe afruar. Jeta e Profetit ishte një mirësi e madhe që iu dhurua njerëzimit, prandaj edhe Allahu i Lartësuar është betuar për jetën e Profetit. Në fund të çdo mirësie, Allahu ka urdhëruar që të kërkojmë falje. Kështu, për shembull, ne jemi urdhëruar të veprojmë në përfundim të namazit, të haxhit etj. Atëherë, në të njëjtën mënyrë, urdhri i Allahut të Lartësuar drejtuar Profetit të Tij për tesbih, falënderim dhe istigfar ishte një tregues se misioni i Profetit përfundoi me sukses dhe tashmë kishte ardhur koha për takimin me Zotin e tij. Për këtë arsye, ai duhej të përgatitej për këtë takim në formën më të mirë dhe ta mbyllte misionin e vet me falënderim dhe kërkim faljeje, që Allahu i Lartësuar t’ia plotësonte më tej mirësinë e Tij. Po për këtë arsye, duke zbatuar këtë urdhër, Profeti (a.s.) thoshte në namazin e tij, në ruku dhe në sexhde: “Subhaneke Allahumme, ue bi hamdike! Allahumme gfir li!” (I Pastër nga çdo e metë dhe i Lavdëruar je, o i Adhuruari im! O i Adhuruari im, më fal mua!).