فصلت
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَقَضَىٰهُنَّ سَبْعَ سَمَـٰوَاتٍ فِى يَوْمَيْنِ وَأَوْحَىٰ فِى كُلِّ سَمَآءٍ أَمْرَهَا ۚ وَزَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنْيَا بِمَصَـٰبِيحَ وَحِفْظًا ۚ ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْعَلِيمِ ١٢
Ai krijoi shtatë qiej brenda dy Ditëve, duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. Dhe Ne e zbukuruam Qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. I tillë është Krijimi(e përcaktimi)i të Plotfuqishmit të Gjithëditur. -Për çdo qiell u dhanë urdhra dhe u caktuan ato që ishin të nevojshme, ashtu sikurse di të vendosë më i Urti. Ndërsa qielli i dynjasë u zbukurua me yje, nëpërmjet të cilëve krijesat ndriçohen dhe udhëzohen në errësirë. Yjet janë zbukurim për qiellin e errët, por shërbejnë edhe si gjuajtës për shejtanët e mallkuar, për të mos i lejuar që të dëgjojnë dhe të vjedhin nga lajmet e qiellit. Toka dhe qielli me gjithçka mes tyre u krijuan sipas përcaktimit të Krenarit të Gjithëditur. Me krenarinë dhe pushtetin e Tij të plotë, Ai i nënshtroi krijesat e tashmë administron çështjet e tyre. Ndërsa me dijen e Tij, Allahu i ka përfshirë të gjitha krijesat, të dukshmet dhe të padukshmet. Megjithatë, politeistët i largohen përkushtimit me sinqeritet ndaj Zotit të Madhërishëm, që është i Vetëm dhe Ngadhënjimtar mbi gjithçka. Allahut i janë nënshtruar të gjitha krijesat dhe çdo gjë funksionon sipas përcaktimit dhe dëshirës së Tij, por, në vend të Tij, mushrikët adhurojnë idhuj. Ky shkëmbim është tepër i çuditshëm, kur dihet se idhujt e tyre kanë cilësi të mangëta e të ulëta. Sidoqoftë, nëse vazhdojnë në kundërshtimin dhe mohimin e tyre, për ta nuk ka shpagim tjetër veç ndëshkimit në këtë jetë dhe në jetën tjetër.