انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · النور
السورة ٢٤

النور

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٣

ٱلزَّانِى لَا يَنكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوْ مُشْرِكَةً وَٱلزَّانِيَةُ لَا يَنكِحُهَآ إِلَّا زَانٍ أَوْ مُشْرِكٌ ۚ وَحُرِّمَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ ٣

Laviri nuk mund të martohet veçse me një lavire ose idhujtare. Dhe me laviren nuk mund të martohet kush, veçse një lavir ose idhujtar. -Ky ajet na tregon poshtërsinë e imoralitetit. Ajo është një vepër që e poshtëron vepruesin dhe atë që përzihet me të, më shumë se çdo lloj gjynahu tjetër. Kështu, imoralit mund t’i afrohet për grua veçse ndonjë imorale si ai, ose ndonjë idhujtare e mohuese e Zotit, që nuk beson në ringjallje e as në shpërblimin me drejtësi, dhe që nuk do t’ia dijë fare për ligjet e fenë e Zotit. Edhe për gruan imorale është e njëjta gjë.Ajo(imoraliteti ose martesa me ta)është e ndaluar për besimtarët. -Zoti ua ka bërë të ndaluar besimtarëve që të martohen me imorale ose me imoralë. Ajeti është shumë i qartë. Nëse dikush dëshiron të martohet me një imoral që nuk është penduar, atëherë të vetmet mundësi janë:1. Ai është idhujtar ose mohues i Zotit, që nuk do t’ia dijë fare për rregullat dhe ligjet e Zotit, prandaj edhe martohet me imorale duke dashur të përmbushë veçse dëshirat e nefsit.2. Ai është musliman, beson ligjet dhe dispozitat e Zotit, por gjithsesi martohet me një imorale, edhe pse e di që është e tillë. Atëherë, kjo lloj martese është njëlloj si zinaja, ndërsa ai që e bën atë është imoral dhe i përdalë. Nëse do të ishte besimtar i vërtetë në Allahun, nuk do të bënte këtë veprim, pra, të martohej me një imorale që nuk është penduar për imoralitetin.Ajeti është argument i qartë që tregon se martesa me imoralët është e ndaluar, derisa të ata pendohen (mashkull apo femër qoftë). Bashkimi në martesë me ta është shumë i dëmshëm dhe i dënueshëm, sepse lidhja bashkëshortore është nga lidhjet më të forta, për të cilën njeriu mban shumë përgjegjësi. Njeriu do të jetë me atë që e ka dashur dhe shoqëruar në dynja, siç thotë Zoti: "Kjo është dita e ndasisë, që ju e konsideruat gënjeshtër. Tubojini së bashku (në zjarr) ata që ishin keqbërës, (bashkëshortet dhe) shoqërinë e tyre dhe ata (idhujt) që i adhuruan përveç Allahut dhe shpjerini drejt rrugës së Xhahimit! Ndalini ata! Tani do të merren në përgjegjësi." Zoti e ndaloi një bashkim të tillë, sepse ka shumë të liga. Kjo lloj martese është shkatërruese e xhelozisë, sjell ngatërrim gjaku dhe përkatësish farefisnore, sepse fëmijët nuk kanë të sigurt atësinë. Gjithashtu, kjo lloj lidhjeje nuk e ruan nderin, sepse imoralët synojnë vetëm ngopjen e dëshirave dhe instikteve. Vetëm njëra prej këtyre ligësive do të mjaftonte që martesa me ta të ishte e ndaluar. Në këtë ajet tregohet se imorali nuk është besimtar me iman të plotë, sikurse ka thënë Profeti (a.s): "Kur vjedh hajduti, nuk është besimtar gjatë vjedhjes. Kur bëjnë imoralitet lavirët, nuk janë besimtarë gjatë imoralitetit." Këto vepra e cenojnë shumë imanin.