البقرة
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
مَا نَنسَخْ مِنْ ءَايَةٍ أَوْ نُنسِهَا نَأْتِ بِخَيْرٍ مِّنْهَآ أَوْ مِثْلِهَآ ۗ أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ ١٠٦
Ne nuk shfuqizojmë asnjë ajet(ose dispozitë ligjore), apo ta bëjmë të lihet në harresë, e të mos sjellim një tjetër më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me të. -Shfuqizimi (ose anulimi i një dispozite) është, në fakt, një ndryshim gjykimi. Pra, ngarkimi i të përgjegjshmëve ligjërisht me një tjetër dispozitë ligjore, ose rrëzimi plotësisht i kësaj dispozite. Çifutët nuk e pranonin shfuqizimin si praktikë, duke pretenduar se ai nuk lejohet të ndodhë në dispozitat e Allahut. Pavarësisht nga kjo, e vërteta është se shfuqizimi i dispozitave njihej mirë në fenë e tyre. Ai është përmendur dhe zbatuar edhe në Teurat. Kështu që, ky refuzim nga ana e tyre nuk ishte gjë tjetër, por veçse një shprehje e radhës e kufrit dhe mosbindjes së tyre të pakuptimtë. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon urtësinë e kësaj praktike ligjore. I Lartësuari dhe i Urti na mëson se zëvendësimin e një dispozite apo heqjen e plotë të saj e bën veçse për të sjellë një dispozitë tjetër, që do të jetë më e mirë për njeriun, ose e ngjashme me të parën (për nga urtësia e dobia). Kjo tregon se dispozita zëvendësuese nuk mund të jetë kurrë më pak e dobishme dhe e vleftshme sesa ajo që është anuluar, sepse mirësia e Allahut vjen gjithmonë në rritje, sidomos kundrejt këtij umeti të begatë, të cilit Ai ia lehtësoi dispozitat ligjore në mënyrën më të mirë dhe të plotë. Më pas, i Urti na bën të ditur se kushdo që nuk e pranon praktikën ligjore (hyjnore) të shfuqizimit, në të vërtetë ka cenuar të drejtat absolute të sundimit dhe të pushtetit të Allahut të Lartësuar: