At-Tawba
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
ٱلَّذِينَ يَلْمِزُونَ ٱلْمُطَّوِّعِينَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ فِى ٱلصَّدَقَـٰتِ وَٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ إِلَّا جُهْدَهُمْ فَيَسْخَرُونَ مِنْهُمْ ۙ سَخِرَ ٱللَّهُ مِنْهُمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 79
Sa për ata, të cilët përqeshin besimtarët, që japin sadaka me vullnet dhe tallen me ata të cilët nuk kanë ç’të japin gjë tjetër veç mundit të tyre, Allahu do t’i përgjigjet talljes së tyre. -Kjo është një tjetër cilësi e shëmtuar e munafikëve, - Allahu i shëmtoftë dhe poshtëroftë! Sa herë që u jepet mundësia të fyejnë Islamin dhe muslimanët, e shfrytëzojnë të mbushur plot armiqësi dhe urrejtje. Kur Allahu i Madhëruar dhe Profeti i Tij nxitën besimtarët për të dhënë sadaka, muslimanët e sinqertë nxituan të jepnin për hir të Allahut aq sa patën mundësi. Disa dhanë shumë e disa dhanë pak, sipas mundësive. Megjithatë, asnjë nuk shpëtoi pa u thumbuar nga gjuha e hidhur e atyre gjarpërinjve të pistë. Sipas munafikëve, ata që dhanë shumë, e bënë për sy e faqe e për të shitur mend, ndërsa për të varfrit që dhanë pak, thanë: "Allahu nuk ka nevojë për këto sadaka të papërfillshme." Por Allahu i Madhëruar tha se do t’i përgjigjet talljes së tyre:Ata do të kenë dënim të dhembshëm. -Ata bënë disa poshtërsi me fjalët e tyre. Së pari, vetë tallja është një vepër e shëmtuar dhe e dënueshme, aq më tepër kur u bëhet besimtarëve. Ajo është gjynah i madh edhe thjesht kur ka lidhje me çështjet e kësaj bote. Prandaj, kur ka të bëjë me çështjet e fesë dhe të besimit, ajo është edhe më e rëndë dhe e rrezikshme. Ai që i bindet Allahut dhe përpiqet për vepra të mira, është detyrë të ndihmohet, mbështetet dhe të nxitet për ta vazhduar rrugën e tij. Por munafikët, me fjalët e tyre, synojnë pikërisht të kundërtën: ata duan t’i pengojnë besimtarët që bëjnë vepra të mira. Po ashtu, tallja me ata që dhanë shumë pasuri si sadaka, se ishin mburravecë dhe pa nijet të pastër, ishte një paragjykim i ulët, një shpifje e pabazë dhe pa dije. A ka poshtërsi më të ulët sesa të akuzosh dikë pa fakte?! Për ata që dhanë pak pasuri, munafikët thanë se Allahu nuk kishte nevojë për sadakatë e tyre. Kjo u tha me qëllim të ulët dhe të padrejtë. Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për sadakatë e njerëzve, të shumta apo të pakta qofshin ato, por qëllimi i munafikëve ishte gjetkë: ai kishte ligësi brenda. Është vetë Allahu i Madhëruar dhe i Pasur që i urdhëroi robërit për diçka që ata kanë shumë nevojë: sadaka dhe vepra të mira. "Kush ka bërë ndonjë të mire, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë." [Zelzele 7-8]. Fjalët e munafikëve ishin plot ligësi dhe synonin të pengonin njerëzit nga punët e mira, prandaj i Madhëruari i poshtëron ata, madje ka përgatitur dënim të dhembshëm: