سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · At-Tawba
سورت 9

At-Tawba

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 31

ٱتَّخَذُوٓا۟ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَـٰنَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَٱلْمَسِيحَ ٱبْنَ مَرْيَمَ وَمَآ أُمِرُوٓا۟ إِلَّا لِيَعْبُدُوٓا۟ إِلَـٰهًا وَٰحِدًا ۖ لَّآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ سُبْحَـٰنَهُۥ عَمَّا يُشْرِكُونَ 31

Ata i konsideruan priftërinjtë, oshënarët dhe Mesihun - birin e Merjemes, si zota veç Allahut, ndërkohë që ishin urdhëruar të adhuronin veç Allahun. -El ahbar quheshin dijetarët e tyre, ndërsa er-ruhbanquheshin murgjit ose adhuruesit e mëdhenj të tyre. Kështu, shkaku i devijimit të këtyre popujve ishte se ata i konsideruan si zota ahbarët dhe ruhbanët, me kuptimin që, kur këta u bënin të lejuar atë që Allahu e kishte bërë haram, populli u bindej verbërisht, pa asnjë kundërshtim, dhe po kështu vepronin kur ata ua bënin haram atë që Allahu e kishte bërë të lejuar. Ahbarët dhe ruhbanët caktonin ligje dhe dispozita, që binin ndesh me fenë dhe besimin e profetëve, ndërsa populli i pasonte verbërisht. Përveç këtij gabimi thelbësor, ata i madhëronin tej mase ruhbanët, duke i konsideruar si të shenjtë e hyjnorë, saqë pasi vdisnin, i shndërronin varret e tyre në vende adhurimi e idhujtarie, duke hedhur poshtë çdo mesazh të qartë të sjellë nga librat dhe profetët e Zotit. Në këto vende ata bënin kurbane, lutje e adhurime, që ua drejtonin krijesave, dhe jo Allahut të Madhërishëm. Edhe Mesihun, birin e Merjemes, e adhuruan si Zot, edhe pse vetë Mesihu dhe të gjithë profetët e Zotit kishin urdhëruar që adhurimi t’i dedikohej vetëm Allahut të Madhërishëm: “...ndërkohë që ishin urdhëruar të adhuronin veç Allahun." Të gjithë profetët e Zotit kanë predikuar një besim të drejtë:Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. -Ky është besimi i drejtë: të gjitha adhurimet dhe bindja e plotë i dedikohen vetëm Krijuesit të gjithësisë. Asgjë dhe askush tjetër nuk meriton asnjë lloj adhurimi. Vetëm Allahun duhet ta duash mbi gjithçka tjetër dhe vetëm Atij duhet t'ia drejtosh lutjet, përgjërimin dhe kërkimin e ndihmës. Ai është Zoti, i Adhuruari, ndërsa Mesihu dhe gjithë profetët janë krijesa të Tij, që nuk kanë asgjë në dorë prej pushtetit të Allahut të Madhërishëm. Megjithatë, ata i hodhën pas shpine porositë e Zotit dhe të profetëve dhe adhuruan idhuj, për të cilët Zoti nuk pati sjellë asnjë argument:I Lartësuar është Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë! -E dëlirë, e shenjtë dhe e lartësuar është Madhëria e Tij nga idhujtaria dhe trillimet e idhujtarëve. Ato besime të kota janë të padenja dhe një fyerje e rëndë për të Madhërishmin. I lartësuar qoftë Ai, që është i plotë dhe i lartë në të gjitha cilësitë dhe veprat e Tij, nga ajo që ata i përshkruajnë! Idhujtaria e tyre bie ndesh me shenjtërinë e Allahut, që është absolut në çdo drejtim. Allahu i Madhëruar na tregon më pas se, përmes shpifjeve të tyre, ata synojnë që të shuajnë dritën e Tij: