At-Tawba
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
ٱلتَّـٰٓئِبُونَ ٱلْعَـٰبِدُونَ ٱلْحَـٰمِدُونَ ٱلسَّـٰٓئِحُونَ ٱلرَّٰكِعُونَ ٱلسَّـٰجِدُونَ ٱلْـَٔامِرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَٱلنَّاهُونَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَٱلْحَـٰفِظُونَ لِحُدُودِ ٱللَّهِ ۗ وَبَشِّرِ ٱلْمُؤْمِنِينَ 112
Duket sikur, para se të shpalleshin këto ajete, dikush ka pyetur: "Cilët janë ata besimtarë që e meritojnë premtimin e Allahut për futje në Xhenet dhe për nderime?" Dhe i Madhëruari i thotë:Ata që kthehen(tek Allahu)të penduar, adhuruesit(e sinqertë), ata që i thurin lavde(Zotit), agjëruesit, ata që bëjnë ruku dhe sexhde, ata që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat dhe i ruajnë kufijtë e Allahut – ata janë besimtarë(të vërtetë). - Të parët janë të penduarit. Këtë emër e meritojnë veçse ata që pendohen vazhdimisht për gjynahet e tyre. Të dytët janë adhuruesit. Bindja e vazhdueshme ndaj Zotit, duke kryer urdhëresat dhe duke u larguar nga ndalesat, por edhe duke kryer vepra të pëlqyeshme në çdo kohë e gjendje, është cilësi e adhuruesve të vërtetë. Të tretët janë lavdëruesit, domethënë, ata që i thurin lavde dhe janë mirënjohës ndaj Zotit, nga dashuria që kanë për Të. Ata e lavdërojnë Allahun në kohë mirësie, por edhe në kohë vështirësie, në kohë çlirimi dhe ngushtësie. Ata falënderojnë me zemër, për mirësitë që Zoti u ka dhuruar. Mirësitë e Zotit mbi ta janë të shumta, të dukshme dhe të fshehura, prandaj lavdëruesit jo vetëm që i përmendin ato me gojë, por gjithmonë e lëvdojnë Dhuruesin e Madhërishëm, natë e ditë, me forma e mënyra që Ai i pëlqen dhe ua ka mësuar përmes Shpalljes. Të katërtët janë es-saihune që nënkupton agjëruesit. Disa thonë se kjo nënkupton njerëzit që janë në kërkim të diturisë së mirë. Disa mendojnë se me të nënkuptohet lëvizja dhe shëtitja e shpirtit dhe zemrës nëpërmjet meditimit, për të njohur sa më mirë Allahun dhe për të shtuar dashurinë për Të. Kjo simbolizon, gjithashtu, përpjekjet për kthimin tek Allahu me pendesë, në mënyrë të vazhdueshme. Sidoqoftë, kuptimi më i saktë që i është dhënë termit "sijaha"është: lëvizja për kryerjen e adhurimeve, si: haxhi, umra, xhihadi, kërkimi i diturisë, ruajtja e lidhjeve farefisnore etj. Më pas janë ata që bëjnë ruku dhe sexhde, domethënë, që falin shumë namaze, ashtu siç i ka mësuar Allahu dhe Profeti i Tij. Pastaj janë ata që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat. Në të mirat për të cilat ata urdhërojnë bëjnë pjesë të gjitha detyrat dhe veprat e pëlqyeshme nga Zoti. Ndërsa në të këqijat nga të cilat ata ndalojnë, bëjnë pjesë të gjitha ato gjëra që i ka ndaluar Zoti dhe Profeti i Tij. Cilësi tjetër e tyre është që ata i ruajnë kufijtë e Allahut. Ata i njohin mirë kufijtë e vendosura nga Zoti përmes ligjit të Tij që ia shpalli Profetit të Tij. Ata i dinë hollësitë e ligjeve të Zotit dhe i respektojnë me korrektësi ato.Pra, përgëzoji besimtarët(e vërtetë)! - Këtu i Madhëruari nuk e thotë se me çfarë të përgëzohen besimtarët, me qëllim që ky përgëzim të përfshijë çdo mirësi që u premtohet atyre që kanë besim të drejtë, qoftë mirësi në këtë jetë apo në ahiret. Përgëzimi i përfshin të gjithë besimtarët. Ndërsa për sa i përket masës apo detajeve të shpërblimit, ai është në varësi të imanit. Shkalla e imanit shfaqet me veprat që kryhen sipas tij.