Al-Fajr
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
فَأَمَّا ٱلْإِنسَـٰنُ إِذَا مَا ٱبْتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكْرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّىٓ أَكْرَمَنِ 15 وَأَمَّآ إِذَا مَا ٱبْتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّىٓ أَهَـٰنَنِ 16
Kur Zoti e sprovon njeriun duke i dhënë nder dhe begati, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!” Por, kur e sprovon duke ia pakësuar riskun, ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar.” Jo, nuk është ashtu! -Allahu i Madhëruar na tregon rreth natyrës së njeriut, duke thënë që njeriu është i prirur drejt injorancës dhe padrejtësisë. Njeriu është i paditur rreth përfundimit të çështjeve. Ai mendon se gjendja në të cilën ndodhet nuk ka për të ndryshuar, por do të vazhdojë ashtu. Njeriu mendon se mirësitë që Zoti i jep atij në jetën e kësaj bote tregojnë se ai është i nderuar dhe i privilegjuar te Zoti i gjithësisë. Por kur Allahu i Madhëruar dhe i Urtë ia pakëson furnizimin, duke i dhënë veçse aq sa ka të nevojshme, dhe jo më shumë, njeriu e mendon si një poshtërim nga Allahu për të. Por Allahu i Madhëruar ia hedh poshtë këtë lloj gjykimi të pavërtetë dhe thotë: “Jo, nuk është ashtu!” Pra, jo çdokush të cilit Allahu i ka dhuruar begatitë e kësaj dynjaje është i dashur dhe i zgjedhuri i Tij, dhe jo çdokush të cilit Ai ia ka pakësuar këto begati është i poshtëruar dhe i pavlefshëm tek Allahu. Mësojeni, pra, se pasuria dhe varfëria, rehatia dhe trazimet, të gjitha janë sprovë prej Allahut të Madhëruar, nëpërmjet të cilave Ai bën të dallohen qartë cilësitë dhe veprat e robërve . Kështu dallohen ata që janë mirënjohës ndaj të Madhëruarit Bujar dhe të durueshëm ndaj porosive të Tij. Atyre që tregojnë mirënjohje dhe durim sikurse Zoti ka porositur, Ai u premton shpërblim të pamatë. Ndërsa për ata që shpërfillin këto porosi dhe kalojnë kufijtë, Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm dhe poshtërues. Angazhimi i njeriut veçse me dëshirat dhe synimet e veta është tregues i vullnetit të tij të dobët, prandaj i Madhëruari i qorton ata që nuk interesohen për gjendjen dhe nevojat e të tjerëve, duke thënë: