Al-Anfaal
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِن يَنتَهُوا۟ يُغْفَرْ لَهُم مَّا قَدْ سَلَفَ وَإِن يَعُودُوا۟ فَقَدْ مَضَتْ سُنَّتُ ٱلْأَوَّلِينَ 38
Ky ajet tregon butësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar me robërit e Tij. Atë nuk e pengon mosbesimi i robërve me këmbëngulje dhe arrogancë, që t’i ftojë vazhdimisht ata në rrugën e drejtë dhe t’i këshillojë për t’u larguar nga çdo gjë që sjell shkatërimin e tyre. Me dashuri dhe mëshirë, Allahu i këshillon dhe i porosit ata që të largohen nga të gjitha rrugët e poshtërimit dhe të humbjes.Thuaju jobesimtarëve që, nëse heqin dorë nga mosbesimi, do t’u falet e kaluara... -Nëse ata ndalen dhe pendohen për mosbesimin e tyre dhe këtë pendim e shprehin duke iu dorëzuar tërësisht Allahut të Lartësuar si Një i vetëm dhe i pashoq dhe duke e adhuruar Atë përmes Islamit, fesë të vetme të pranuar tek Ai, i Madhëruari u premton atyre falje të gjithçkaje që ka kaluar, sado të mëdha qofshin ato gabime dhe krime. Por nëse ata kthehen përsëri në mohim, i Lartësuari thotë:...por nëse ngulmojnë në të tyren, atëherë le të jetë dënimi i popujve të mëparshëm si paralajmërim për ta. -Allahu i Lartësuar na e ka treguar qartë se cili ka qenë përfundimi i popujve mohues, të cilët i konsideronin gënjeshtra shpalljet e Tij. Përfundimi i të gjithëve ka qenë i njëjtë: shkatërrim dhe ndëshkim i ashpër. Le të kujtojnë atëherë, se çfarë ndodhi me ata inatçorë dhe arrogantë dhe le ta dinë se edhe ata i pret i njëjti ndëshkim. Por, fatkeqësisht, ata e marrin me tallje këtë çështje. Këto fjalë u drejtohen mohuesve në formë kërcënimi, por edhe si ftesë për të reflektuar drejt. Ndërsa kur u drejtohet besimtarëve, Allahu i Madhëruar i udhëzon ata se si duhet të sillen me mohuesit: