Al-A'raaf
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ ٱسْتَعِينُوا۟ بِٱللَّهِ وَٱصْبِرُوٓا۟ ۖ إِنَّ ٱلْأَرْضَ لِلَّهِ يُورِثُهَا مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦ ۖ وَٱلْعَـٰقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ 128
Musai i tha popullit të vet: “Kërkojini ndihmë Allahut dhe bëni durim! -Në një gjendje të tillë, kur ishin tepër të dobët për të arritur ndonjë gjë, Musai këshillon njerëzit e tij, duke u thënë: “Kërkojini ndihmë Allahut! Mbështetjuni Allahut për të arritur suksesin dhe për të shpëtuar nga fatkeqësitë! Pastaj jini të sigurt se ndihma e Tij do të vijë dhe ju do të fitoni. Porosia tjetër ishte: "...dhe bëni durim!", domethënë, bëni durim kundrejt gjithçkaje që do të ndodhë me ju, duke pritur çlirimin e shpëtimin!S’ka dyshim se toka është e Allahut, që ua lë në trashëgim atyre robërve të Vet, që Ai dëshiron. Përfundimi i lumtur u takon të devotshmëve.” - Toka është e Allahut, jo e Faraonit dhe as e palës së tij, ku ata mund të veprojnë si të duan. Allahu ua lë në trashëgim tokën atyre robërve të Tij që Ai dëshiron. Në bazë të dëshirës dhe urtësisë së Tij, Ai e lë tokën në sundimin e popujve të ndryshëm. Megjithatë, përfundimi i mirë dhe fitorja do të jenë gjithmonë për të devotshmit. Edhe nëse sprovohen kur Allahu i Madhëruar, me urtësinë e Tij, dëshiron t’i vërë në provë, ata vazhdojnë të jenë të qëndrueshëm dhe, në mënyrë të pasmangshme, fitorja do t’u takojë atyre. Përfundimi i mirë do t’u takojë atyre, mes popujve ku jetojnë. Kjo është detyra e njeriut: të përpiqet me çdo rrugë të lejuar, që të ruhet nga dëmi që mund t’i shkaktojnë të tjerët. Por, nëse nuk ka mundësi, atëherë duhet të bëjë durim dhe t’i mbështetet Allahut të Madhëruar, duke e lutur për shpëtim nga e keqja.