سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
سورت 6

Al-An'aam

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 148

سَيَقُولُ ٱلَّذِينَ أَشْرَكُوا۟ لَوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشْرَكْنَا وَلَآ ءَابَآؤُنَا وَلَا حَرَّمْنَا مِن شَىْءٍ ۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ حَتَّىٰ ذَاقُوا۟ بَأْسَنَا ۗ قُلْ هَلْ عِندَكُم مِّنْ عِلْمٍ فَتُخْرِجُوهُ لَنَآ ۖ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنْ أَنتُمْ إِلَّا تَخْرُصُونَ 148

Idhujtarët do të thonë: “Sikur të kishte dashur Allahu, nuk do të ishim idhujtarë as ne e as prindërit tanë, e as nuk do të kishim bërë harame.” -Allahu i Lartësuar njoftoi për idhujtarët, të cilët, për të justifikuar idhujtarinë dhe haramet e tyre, do të përpiqeshin të argumentonin me vullnetin dhe caktimin e Zotit. Duke ditur se vullneti i Allahut është i padiskutueshëm, se do të vihet në zbatim patjetër dhe se ai përfshin çdo gjë të mirë apo të keqe, ata do ta përdornin këtë si argument për të justifikuar krimet e tyre dhe për të mos u marrë në përgjegjësi nga Allahu i Lartësuar. Dhe, vërtet, ata vepruan ashtu sikurse tregoi Allahu i Lartësuar.Kështu kanë gënjyer edhe ata që ishin para tyre, derisa përjetuan dënimin tonë të ashpër. -Allahu i Lartësuar na tregon se popujt mohues të së vërtetës dhe të shpalljeve të Tij gjithmonë do të justifikojnë krimet e tyre me të tilla argumente. Ata i përdorin këto arsyetime për të mohuar dhe për të mos pranuar ftesën e profetëve. Por kjo mënyrë e tyre nuk ka për t’u sjellë dobi dhe nuk ka për t’i mbrojtur nga ndëshkimi i Allahut. Ata do të vazhdojnë me këtë rrugë, derisa Allahu të zbresë ndëshkimin mbi ta. Nëse mënyra e argumentimit të tyre do të ishte e drejtë, Allahu nuk do t’i ndëshkonte. Por duke qenë se Allahu i Lartësuar ndëshkon veçse ata që e meritojnë, kuptohet se justifikimi i gjynaheve me vullnetin dhe caktimin e Tij është i pavlerë, i pavërtetë dhe i padrejtë. Argumentimet duhet të mbështeten në dituri të saktë dhe fakte të pranueshme. Nëse ato janë të mbështetura thjesht në hamendësime, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën, ato janë të kota dhe të papranueshme. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Thuaju: “A keni ndonjë dije(të sigurt)për të na paraqitur? -Nëse ata do të kishin dituri, e cila është mposhtësja e çdo arroganti kyeneç, do ta paraqisnin atë. Por duke qenë se ata nuk kishin asnjë lloj diturie dhe asnjë fakt për atë që thoshin, kjo tregon se ata thjesht hamendësonin, siç thotë i Lartësuari:Ju mbështeteni vetëm në hamendje. Ju, në të vërtetë, vetëm se gënjeni!”. -Ai që e ndërton gjykimin në supozime dhe hamendësime, ai është i humbur dhe i çoroditur. Atëherë, ç’mund të thuash për atë që e krijon gjykimin mbi bazën e inatit, ligësisë dhe shkatërrimit?