Al-An'aam
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَكَذَٰلِكَ نُوَلِّى بَعْضَ ٱلظَّـٰلِمِينَ بَعْضًۢا بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ 129
Kështu Ne i bëjmë keqbërësit sundues mbi njëri-tjetrin, për shkak të asaj që veprojnë. -Ky është rregulli i patjetërsueshëm i Allahut të Lartësuar. Ai i bëri xhindët që të sundojnë e t’i devijojnë miqtë e tyre njerëz, të cilët u binden e ndjekin hapat e armiqve të tyre. Ata vazhdojnë të lidhen fort dhe t’i binden njëri-tjetrit në poshtërsira, derisa u bëhen robër të bindur e të nënshtruar ndaj ligësisë. Në të njëjtën mënyrë, Allahu i Madhërishëm bën që disa zullumqarë të sundojnë zullumqarë të tjerë, duke i bërë shkaktarë të devijimit e shkatërrimit të njëri-tjetrit. Ata nxisin për ligësi e poshtërsira dhe pengojnë njëri-tjetrin nga mirësia, duke shpifur e mashtruar rreth saj. Ky është një nga ndëshkimet më të frikshme dhe më të mëdha, me të cilën i dënon Allahu i Drejtë dhe i Urtë zullumqarët. Shkaku i këtij ndëshkimi është faji i zullumqarëve. Janë ata që dëmtojnë vetveten, duke i hapur asaj portat e shkatërrimit dhe humbjes. Nëse njerëzit e teprojnë me padrejtësi e shthurje, atëherë Zoti u vendos mbi krye tiranë, që t’u nxjerrin të zitë e ullirit. Ata do t’i shtrydhin, duke i privuar nga të drejtat e tyre. Kështu, ata të mjerë ngarkohen shumë e shumë më tepër nga sa kërkohet prej detyrimeve ndaj Zotit dhe ndaj krijesave të Tij. Nëse, nga njëra anë, me plotësimin e urdhrave të Allahut do të fitonin çdo të mirë, nga ana tjetër, me përmbushjen e urdhrave të padrejta të këtyre zullumqarëve nuk do të fitojnë asnjë shpërblim, por vetëm vuajtje e trishtim. Megjithatë, nëse njerëzit rregullohen dhe përqendrohen në rrugën e drejtë, Allahu i Lartësuar ka për t’i rregulluar dhe përmirësuar krerët e tyre, duke i shndërruar ata në udhëheqës të drejtë dhe të urtë, e jo në tiranë të padrejtë e kriminelë. Në vijim, Allahu i Lartësuar qorton të gjithë ata njerëz dhe xhindë që i kanë kthyer shpinën së vërtetës. Ai ua vë në dukje fajin e tyre, të cilin ata e pranojnë. I Lartësuari do të thotë: