سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
سورت 6

Al-An'aam

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 101

بَدِيعُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُۥ وَلَدٌ وَلَمْ تَكُن لَّهُۥ صَـٰحِبَةٌ ۖ وَخَلَقَ كُلَّ شَىْءٍ ۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ 101

Është Ai që krijoi qiejt dhe Tokën(pa asnjë model të mëparshëm). -Allahu është Bedîus-semâuât, domethënë Shpikësi i qiejve, Krijuesi dhe Përsosësi i krijimit të tyre, pa asnjë model të mëparshëm. Ai i krijoi qiejt e Tokën në mënyrë të përkryer dhe në formën më të bukur. Logjika më e lartë njerëzore nuk mund as ta perceptojë një madhështi të tillë. Allahu është i vetëm në krijimin e gjithçkaje dhe nuk ka ortakë me Të në këtë krijim.E si do të ketë Ai fëmijë, kur nuk ka bashkëshorte? -Si pretendojnë që Allahu ka fëmijë, kur Ai është Zoti dhe El Samedu- Ai të Cilit i drejtohet çdo krijesë për nevojat e saj? Si pretendojnë që Allahu ka fëmijë, ndërkohë që Ai nuk ka bashkëshorte? Allahu është i Pasuri, që nuk ka nevojë për krijesat e Tij, ndërsa ato të gjitha kanë nevojë për Të, janë të varfra e nevojtare në çdo gjendje të tyre për të Madhëruarin. Pastaj, fëmija duhet të jetë i të njëjtit lloj e origjinë si i ati. Allahu është Krijuesi, ndërsa çdo gjë tjetër është krijesë dhe asnjë nga krijesat nuk mund t’i përngjajë apo afrohet Allahut, në çdo aspekt qoftë. Pasi përmendi faktin se Ai është Krijuesi i gjithçkaje, Allahu i Madhëruar flet për dijen e Tij gjithëpërfshirëse:Ai ka krijuar çdo gjë dhe ka dije të plotë për gjithçka. -Përmendja e diturisë pas krijimit është një udhëzim se si të arsyetojmë e meditojmë rreth emrave e cilësive të Allahut. Kështu, për shembull, duke vëzhguar krijimin madhështor, të krijohet bindja se Krijuesi duhet të jetë Absolut në dijen e Tij dhe i pashembullt në urtësinë e Tij. I Lartësuari thotë: “I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çka fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai është i Gjithëdituri në imtësi rreth sekreteve.” [Mulk 13, 14]. Ose: “A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e Tokën, që t’i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëditiri. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm t’i thotë: “Bëhu!” e ajo menjëherë bëhet. I lartë është Ai, në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka dhe vetëm tek Ai ktheheni.” [Ja Sin 81 – 83].