سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Waaqia
سورت 56

Al-Waaqia

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیات 88–89

فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ 88 فَرَوْحٌ وَرَيْحَانٌ وَجَنَّتُ نَعِيمٍ 89

Në fillim të sures, Allahu i Madhëruar përshkroi se si do të jenë tri grupet në ahiret: të zgjedhurit, të djathtët dhe mohuesit. Tashmë përshkruhet se si është fundi i jetës së tyre në dynja, e pikërisht në momentin e vdekjes:E nëse ai është prej të zgjedhurve, atëherë do të ketë mëshirë, kënaqësi dhe(përjetësi në)Xhenetin e mirësive. -Nëse i vdekuri është prej të zgjedhurve (mukarabin), ai do të ketë një pritje të mrekullueshme. Të zgjedhurit janë ata që i kanë plotësuar të gjitha detyrimet fetare e veprat e pëlqyeshme dhe u janë larguar harameve e veprave të papëlqyeshme. Gjithashtu, ata nuk e kanë tepruar me të lejuarat, duke u treguar të përmbajtur me to. Si rezultat, Allahu i Madhëruar tregon se ata do të priten me mirësi të mrekullueshme. Ata do të kenë kënaqësi të zemrës dhe të shpirtit, si lumturi, qetësi e prehje. Gjithashtu, do të kenë edhe “rejhan”, domethënë çdo lloj kënaqësie fizike, qoftë ajo prej ushqimeve, pijeve etj. Disa kanë thënë se fjala ‘rejhan’ në ajet tregon bimën e njohur aromatike të borzilokut. Me këtë kuptim, një mirësi tjetër që do të kenë në Xhenet të përzgjedhurit, do të jetë aroma e mirë. Për ata është përgatitur edhe Xheneti i mirësive, ku do të shijojnë të gjitha mirësitë trupore dhe shpirtërore. Në të do të gjejnë atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra e robit kurrë nuk e ka imagjinuar. Për përgëzimin e kësaj kategorie njerëzish në momentet e agonisë së vdekjes, i Madhëruari thotë: “S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, do t’u zbresin melekët (e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Botën Tjetër. Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni. Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Fussilet 30 – 32]. Ose: “Nuk ka dyshim se të dashurit e Allahut nuk kanë aspak frikë dhe as brengosje; Ata besojnë dhe janë të devotshëm. Atyre u jepen përgëzime në jetën e kësaj bote dhe në Jetën Tjetër. Premtimet e Allahut nuk mund të ndryshohen. Kjo është fitorja e madhe.” Junus 62 – 64. Është shpjeguar se ky përgëzim u jepet atyre që në jetën e dynjasë, para ahiretit.