An-Najm
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
عَلَّمَهُۥ شَدِيدُ ٱلْقُوَىٰ 5 ذُو مِرَّةٍ فَٱسْتَوَىٰ 6 وَهُوَ بِٱلْأُفُقِ ٱلْأَعْلَىٰ 7 ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ 8 فَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَىٰ 9
Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi(Xhibrili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve a edhe më afër... -Ai që e zbriti Shpalljen nga Zoti te Profeti (a.s.) është Xhibrili (a.s.). Ai është shumë i fuqishëm në të gjitha aspektet. Allahu i Lartësuar e krijoi të tillë, që të jetë i denjë për të vënë në zbatim urdhrat e Tij. Pa dyshim që vepra më e rëndësishme dhe më madhështore e Xhibrilit (a.s.) ishte përcjellja e Shpalljes me besnikëri te Profeti i Zotit, Muhamedi (a.s.), duke mos lejuar ndërhyrjen e shejtanëve në të. Ata të mallkuar nuk mund të heqin apo të shtojnë asgjë në Shpalljen e Zotit. Allahu i Lartësuar e ka ruajtur të sigurt dhe të paprekshme Shpalljen e Tij, dhe ndër masat më të rëndësishme në këtë aspekt ishte pikërisht ngarkimi me këtë detyrë i melekut Xhibril (a.s.), të dërguarit të Tij besnik dhe të fuqishëm. Xhibrili (a.s.) u ngrit në pikën më të lartë të horizontit, atje ku shejtanët nuk mund të arrinin dot. Pastaj ai iu afrua Profetit (a.s.), për t’i përcjellë atij Shpalljen e Zotit. Ai qëndroi shumë pranë tij. Ai qëndroi vetëm dy harqe larg Profetit (a.s.), ose edhe më pranë. Kjo tregonte për rëndësinë e madhe të asaj që do të ndodhte. Muhamedit (a.s.) do t’i jepej Shpallja dhe mes tij e Xhibrilit nuk duhej të kishte asnjë ndërmjetës apo përgjues.