Al-Maaida
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَكُلُوا۟ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ حَلَـٰلًا طَيِّبًا ۚ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ٱلَّذِىٓ أَنتُم بِهِۦ مُؤْمِنُونَ 88
Hani nga gjërat të cilat Allahu jua ka dhënë hallall e të mira... -Hani prej të mirave, me të cilat Ai ju ka furnizuar dhe jua ka lehtësuar. Shfrytëzoni pasurinë që Zoti jua ka lehtësuar ta arrini, por me këto kushte: Së pari, të jetë e lejuar, pra, jo e marrë me mënyra të ndaluara, si vjedhja, grabitja, rrëmbimi etj. Së dyti, të jetë e këndshme, e mirë dhe e pastër. Kjo përjashton ushqimet e pista dhe jo të këndshme, si llojet e ndryshme të kafshëve mishngrënëse etj....dhe kijeni frikë Allahun, tek i Cili ju besoni. -Kuptimi: Jini të devotshëm ndaj Allahut, të Cilin ju e besoni. Nëse imani juaj është i saktë dhe i vërtetë, ai duhet të prodhojë devotshmëri dhe kujdes të madh në plotësimin e detyrimeve ndaj Tij. Imani nuk mund të jetë i plotë pa treguar devotshmëri dhe pa i dhënë meritën Allahut të Madhëruar. Ajeti tregon se, nëse dikush vendos t’ia ndalojë vetes një ushqim të caktuar të lejuar, duke u betuar për këtë ndalesë, ai ushqim në vetvete nuk është bërë haram. Megjithatë, nëse robi i kthehet përsëri atij ushqimi dhe e konsumon atë, atëherë ai duhet të kompensojë thyerjen e betimit. Kompensimi ndryshon sipas rasteve, të cilat sqarohen në librat e fikh-ut. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se njeriu nuk duhet t’ia ndalojë vetes atë gjë që Zoti e ka lejuar dhe që nuk është e dëmshme për të. Për këtë arsye, le ta konsumojë atë, me qëllimin që ta ndihmojë vetveten për një adhurim më të mirë ndaj Allahut të Madhëruar.