Al-Maaida
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
لَّقَدْ كَفَرَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْمَسِيحُ ٱبْنُ مَرْيَمَ ۚ قُلْ فَمَن يَمْلِكُ مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًٔا إِنْ أَرَادَ أَن يُهْلِكَ ٱلْمَسِيحَ ٱبْنَ مَرْيَمَ وَأُمَّهُۥ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًا ۗ وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۚ يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ 17
E kanë mohuar të vërtetën ata që thonë se: “Allahu është ai, Mesihu, biri i Merjemes.” -Pasi foli për besën dhe premtimin e thyer nga popujt e mëparshëm çifutë dhe të krishterë, Allahu i Lartësuar vijon të tregojë fjalët e tyre të shëmtuara dhe të poshtra në lidhje me Të. I tillë është deklarimi i të krishterëve, të cilin veç ata e kanë bërë. Ata thonë që Isai, i biri i Merjemes, është bir i Zotit. Ata e keqkuptuan faktin që Isai lindi pa patur baba biologjik, prandaj ranë në këtë besim të shëmtuar. Por dihet se me rastin e tij ngjan edhe Havaja, e cila nuk pati nënë, por u krijua nga një brinjë e Ademit. Madje, Ademi u krijua pa nënë e pa babë, kështu që, sipas logjikës së gabuar të tyre, ai e meriton më shumë për të qenë bir i Zotit. Kësisoj, ky deklarim i tyre nuk mbështetet në ndonjë argument hyjnor, por është thjesht pasim i mendjes së tyre. Allahu i Madhëruar ua kthen atyre përgjigjen me një argumentim logjik të qartë dhe të kuptueshëm lehtësisht. Ai thotë:Thuaju: “Kush, atëherë, mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithçka gjendet në tokë?” -Duke qenë se të përmendurit nuk kanë patur asnjë fuqi që të mbronin dhe shpëtonin vetveten nga vdekja, kjo tregon se ata nuk mund të ishin kurrsesi zota. Si mund të adhurohet dikush që nuk ka pushtet as për të mbrojtur vetveten?! Tregues i kotësisë së besimit të tyre në zota të tjerë veç Allahut është edhe fakti që:Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç’ka mes tyre. -Allahu vepron në mbretërinë e Tij me urtësinë e Tij të madhe, me ligjin e Tij dhe me shpërblimin që është në dorën e Tij. Është Ai që vendos ligjet në ekzistencë dhe në çdo gjë që ka krijuar. Është Ai që ka vendosur rregullat, të cilat duhet të jenë sistem jete për krijesat, dhe është po Ai që do t’i marrë në përgjegjësi për zbatimin ose jo të këtyre rregullave. Çdo gjë në këtë gjithësi është pronë, krijesë dhe e nënshtruar ndaj Allahut të Madhëruar. Çdo krijesë nuk ka në dorë asnjë grimcë pushteti! Atëherë, si mund të mendohet që një rob i varfër e i pafuqishëm të konsiderohet si Zot që adhurohet. Kjo është pamundësia më e madhe. Edhe çudia e tyre në lidhje me mënyrën e krijimit të Isait (a.s)pa baba, është pa vend dhe jo e drejtë, sepse Allahu thotë:Ai krijon çfarë të dëshirojë. Pa dyshim, Allahu ka pushtet për gjithçka. -Allahu i krijon njerëzit me nënë dhe me baba, sikurse janë gjithë njerëzia, por nëse Ai dëshiron, mund t’i krijojë ata edhe me baba e pa nënë, sikurse krijoi nënën e njerëzimit, Havanë. Nëse Allahu dëshiron, mund t’i krijojë edhe me nënë e pa baba, sikurse veproi me Isain, por nëse përsëri dëshiron, Allahu mund t’i krijojë pa nënë e pa baba, sikurse krijoi Ademin. Të gjithë krijesat dhe mënyrat e krijimit të tyre përcaktohen nga vullneti dhe dëshira e të Madhërishmit, e cila ekzekutohet dhe nuk mund të kthehet a të ndalet. Për këtë arsye, i Madhërishmi thotë: “Allahu për çdo gjë është i Plotpushtetshëm”. Ndër pretendimet dhe fjalët boshe të të krishterëve dhe judejve është edhe thënia e tyre e njohur: