سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Maaida
سورت 5

Al-Maaida

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 117

مَا قُلْتُ لَهُمْ إِلَّا مَآ أَمَرْتَنِى بِهِۦٓ أَنِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ رَبِّى وَرَبَّكُمْ ۚ وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ ۖ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِى كُنتَ أَنتَ ٱلرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنتَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ 117

Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” -Kuptimi: Unë jam një rob i nënshtruar, që ndjek urdhrat e Tua. Unë kurrë nuk do të guxoja të dilja jashtë tyre, për shkak se unë i frikësohem madhështisë Tënde! Unë i urdhërova ata që të adhuronin një Zot të vetëm, duke ia përkushtuar fenë dhe adhurimin veçse Atij. Ky urdhër e përjashton adhurimin e gjithçkaje tjetër, veç Teje. As nëna ime e as unë nuk mund të jemi të adhuruar, se ne jemi thjesht njerëz dhe krijesa të dobëta. Unë ua sqarova atyre se Ti je Zoti i tyre dhe Zoti im.Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. -Kuptimi: Për sa kohë që isha mes tyre, unë dëshmoj për ata që e zbatuan porosinë time dhe për ata që nuk pranuan ta zbatojnë atë.Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka. -Kuptimi: Pasi Ti më ngrite lart, ishe Ti mbikëqyrësi dhe vështruesi i asaj se çfarë fshihej në gjoksin e tyre. Ti je dëshmues për gjithçka. Dija, dëgjimi e shikimi Yt përfshijnë gjithçka. Dija Jote përfshin çdo njohje, dëgjimi Yt përfshin gjithçka që mund të dëgjohet e shikimi Yt përfshin gjithçka që mund të shikohet. Ti je Ai që do t’i shpërblesh të gjithë, sipas diturisë Tënde, për veprat që kanë bërë, të mira apo të këqija qofshin. Ti je më i mëshirshëm për ta, se ata për veten e vet. Nëse nuk do të ishin rob të pabindur dhe arrogantë, Ti nuk do t’i ndëshkoje.