Al-Hujuraat
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَإِن طَآئِفَتَانِ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ٱقْتَتَلُوا۟ فَأَصْلِحُوا۟ بَيْنَهُمَا ۖ فَإِنۢ بَغَتْ إِحْدَىٰهُمَا عَلَى ٱلْأُخْرَىٰ فَقَـٰتِلُوا۟ ٱلَّتِى تَبْغِى حَتَّىٰ تَفِىٓءَ إِلَىٰٓ أَمْرِ ٱللَّهِ ۚ فَإِن فَآءَتْ فَأَصْلِحُوا۟ بَيْنَهُمَا بِٱلْعَدْلِ وَأَقْسِطُوٓا۟ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُقْسِطِينَ 9
Nëse dy grupe besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, ju pajtojini ata! -Kjo është një dispozitë që i ndalon besimtarët nga padrejtësia apo lufta ndaj njëri-tjetrit. Nëse dy grupe besimtarësh nisin luftë kundër njëri-tjetrit, është detyrë për besimtarët e tjerë që ta shuajnë këtë sherr të madh. Të gjithë e kanë detyrë që të pajtojnë palët në konflikt, duke shfrytëzuar çdo rrugë e mjet të lejuar për arritjen e këtij qëllimi të lartë. Nëse ia arrijnë t’i pajtojnë, kjo është mirësi e madhe. Por:Nëse njëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë ju luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut! -Luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa të kthehen në kufijtë e vendosur nga Zoti dhe të sqaruar nga Profeti i Tij. Allahu i Madhëruar urdhëron gjithmonë për të bërë mirë dhe për t’iu larguar të ligës dhe, pa dyshim, një ndër ligësitë më të mëdha është lufta mes besimtarëve dhe përçarja e tyre.Nëse kthejnë rrugë, atëherë bëni pajtimin e tyre me drejtësi dhe paanësi! -Ky është urdhër për rregullim të marrëdhënieve mes besimtarëve, por duke mbajtur drejtësinë e pa cenuar asnjë palë. Allahu i Madhëruar e ka theksuar një kusht të marrëveshjes, duke thënë: “me drejtësi”, sepse shpesh palët mund të bien dakord dhe të pajtohen, por duke shkelur të drejtën e njërës palë. Të tilla marrëveshje nuk janë të porositura nga Allahu i Drejtë dhe i Urtë. Drejtësia e kërkon që të mos i jepet përparësi njërës palë, në kurriz të tjetrës, për çfarëdolloj shkaku, si mund të jetë afërsia farefisnore apo ndonjë tjetër, që sjell devijimin nga drejtësia.Allahu i do të drejtët. - Allahu i do të drejtët në gjykimet e tyre mes njerëzve, në çdo çështje që u ngarkohet apo për të cilën u kërkohet gjykim. Madje, këtu mund të hyjë edhe drejtësia në familje apo në trajtimin e fëmijëve. Në një hadith të saktë të Profetit (a.s.) thuhet: “Të drejtët do të jenë tek Allahu në poltrona prej (nuri) drite. Këta janë njerëzit që gjykojnë me drejtësi në familjet e tyre dhe për çdo çështje me të cilën ngarko-hen.”