Ash-Shura
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
ٱسْتَجِيبُوا۟ لِرَبِّكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِىَ يَوْمٌ لَّا مَرَدَّ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِ ۚ مَا لَكُم مِّن مَّلْجَإٍ يَوْمَئِذٍ وَمَا لَكُم مِّن نَّكِيرٍ 47
Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj,... -Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i përgjigjemi plotësisht dhe me përkushtim ftesës së Tij plot jetë dhe mirësi. Pranimi i kësaj ftese nënkupton kryerjen me sinqeritet të porosive të Allahut të Lartësuar dhe largimin nga ndalesat e Tij me durim dhe këmbëngulje. Gjithashtu, ky pranim duhet të bëhet menjëherë dhe të mos shtyhet me: “Do të...”....para se të vijë Dita kur Allahu nuk do të lejojë më kthim prapa. -Ne duhet të nxitojmë të zbatojmë porositë dhe udhëzimet e Tij, para se të vijë dita që nuk ka dyshim në vërtetësinë e saj. Ajo është Dita e Kijametit, ditë kur nuk mund të arrihet më çfarë është lënë pas dhe nuk mund të rregullohet çfarë është shkatërruar.Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni(padrejtësitë tuaja). -Atë ditë nuk mund të gjesh strehim dhe mbrojtje nga drejtësia e të Drejtit. Atë ditë nuk mund t’i shpëtosh llogarisë, por çdokush do të marrë atë që meriton. Atë ditë, melekët do t’i rrethojnë krijesat nga të gjitha drejtimet dhe do t’u thonë: “O turmë e xhindëve dhe e njerëzve! Nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, pa patur fuqi.” Atë ditë, robi nuk mund t’i mohojë padrejtësitë dhe krimet që ka bërë. Edhe sikur ta bënte, do të dilnin t’i dëshmonin të kundërtën vetë gjymtyrët e tij. Ky ajet, e të tjerë të ngjashëm me të, kritikon vonesën e të vetëmashtruarve, të cilët nuk shpejtojnë për zbatimin e porosive të Zotit, por gjithmonë justifikohen duke thënë: “Do të ..., do të ...”. Allahu i Lartësuar na urdhëron që të nxitojmë për zbatimin e urdhëresave të Tij dhe të shfrytëzojmë sa më shpejt çdo mundësi që Ai na ofron për punë të mira.