Fussilat
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَمِنْ ءَايَـٰتِهِ ٱلَّيْلُ وَٱلنَّهَارُ وَٱلشَّمْسُ وَٱلْقَمَرُ ۚ لَا تَسْجُدُوا۟ لِلشَّمْسِ وَلَا لِلْقَمَرِ وَٱسْجُدُوا۟ لِلَّهِ ٱلَّذِى خَلَقَهُنَّ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ 37
Ndër Shenjat e Tij janë nata, dita, Dielli e Hëna. -Gjatë ditës së ndritshme, njerëzit kërkojnë të përfitojnë prej begative të Allahut dhe të mbledhin prej mirësive të Tij. Ndërsa gjatë natës së errët dhe të qetë, ata qetësohen e çlodhen, që të rimarrin forcat për ditën e re. Nëpërmjet dy krijesave të tjera të Zotit, Diellit dhe Hënës, bëhet e mundur jeta në tokë, pra, jeta e njerëzve, e kafshëve dhe e bimëve. Këto janë mirësi të domosdoshme për krijesat dhe që vetëm Zoti që i krijoi i di me hollësi.Mos i bëni sexhde as Diellit, as Hënës! Sexhde i bëni vetëm Allahut, i Cili i krijoi ato, nëse e adhuroni vetëm Atë! -Ato janë thjesht krijesa të Allahut dhe të nënshtruara ndaj urdhrit dhe vullnetit të Tij dhe, si të tilla, ato nuk meritojnë që t’u biesh në sexhde, t’i adhurosh apo t’u nënshtrohesh me dashuri, madhërim, shpresë dhe frikë. Adhurimet i takojnë vetëm Allahut të Vetëm dhe të Pashoq, sepse vetëm Ai është Krijuesi dhe Sunduesi madhështor. Vetëm Allahu duhet të adhurohet, duke qëndruar sa më larg adhurimit të krijesave, sado të mëdha, të çuditshme apo të dobishme të duken ato. Në fakt, madhështia, mrekullia apo dobia e tyre janë dhunti që Zoti ua ka falur, prandaj vetëm Ai duhet lavdëruar e adhuruar për çdo mirësi. Nëse njerëzit pretendojnë se adhurojnë një Zot të vetëm, atëherë vetëm Atij t’ia përkushtojnë çdo adhurim me sinqeritet, dashuri madhërim, bindje dhe nënshtrim. Ky është besimi i drejtë, kjo është e vetmja fe e pranueshme nga Allahu i Madhëruar.