Al-Ghaafir
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
قُلْ إِنِّى نُهِيتُ أَنْ أَعْبُدَ ٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَمَّا جَآءَنِىَ ٱلْبَيِّنَـٰتُ مِن رَّبِّى وَأُمِرْتُ أَنْ أُسْلِمَ لِرَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ 66
Pasi urdhëroi për ta adhuruar Atë si Një të vetëm, duke iu përkushtuar me sinqeritet dhe përunjësi vetëm Atij, dhe pasi tregoi argumentet dhe arsyet pse duhet ta adhurojmë si Një të vetëm, Allahu i Madhëruar ndalon më pas nga adhurimi i dikujt tjetër veç Tij. Kjo shërben për ta përforcuar e qartësuar edhe më shumë kuptimin e vërtetë të teuhidit. Ai thotë:Thuaj: “Mua më është ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni veç Allahut, ...” -Thuaju, o Profet, unë jam ndaluar që t’i adhuroj ata të cilët ju i adhuroni përveç Allahut, duke u shprehur dashurinë e madhërimin tim, duke shpresuar tek ata e duke iu lutur, duke iu bindur e nënshtruar atyre, qofshin ata idhuj, puta e çdo gjë tjetër që adhurohet padrejtësisht veç Allahut. Unë nuk jam në dyshim për çështjen që ju ftoj, por jam i qartë, i sigurt dhe i bazuar në argumente nga Zoti:“...sepse më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im dhe jam urdhëruar t’i dorëzohem e nënshtrohem vetëm Zotit të botëve”. -Kjo është ftesa ime, me argumente të qarta nga Zoti im. Unë jam urdhëruar t’i dorëzohem tërësisht Zotit të botëve, duke e adhuruar Atë si Një të vetëm, ashtu siç më ka urdhëruar Ai që ta adhuroj. Unë e adhuroj Zotin tim me zemrën, gjuhën dhe me trupin tim. E adhuroj Atë me të gjithë qenien time, duke u nënshtruar dhe dorëzuar ndaj ligjit të Tij. Pa dyshim ky urdhër është absolutisht urdhri më i madh, ashtu sikurse ndalesa nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Allahut është absolutisht ndalesa më e madhe. Allahu i Madhëruar e argumenton këtë teuhid, duke na treguar se Ai është Krijuesi e Formësuesi i qenieve tona. Nëse e pranojmë Atë si të vetmin Krijues, atëherë duhet ta njohim e pranojmë edhe si të vetmin që meriton adhurimin.