Al-Ghaafir
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
ٱلَّذِينَ يُجَـٰدِلُونَ فِىٓ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ بِغَيْرِ سُلْطَـٰنٍ أَتَىٰهُمْ ۖ كَبُرَ مَقْتًا عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ۚ كَذَٰلِكَ يَطْبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ قَلْبِ مُتَكَبِّرٍ جَبَّارٍ 35
Ata që polemizojnë rreth argumenteve të Allahut duke mos pasur asnjë fakt... -Argumentet e Zotit ndajnë të vërtetën nga e kota. Ato janë të qarta si drita e diellit. Megjithatë, ata e refuzojnë të vërtetën dhe polemizojnë kundër saj, thjesht dhe vetëm për ta hedhur poshtë atë. Ata veprojnë kështu, edhe pse nuk kanë asnjë argument e asnjë fakt mbështetës për mendimin që mbrojnë. Kjo është cilësi e përhershme e të gjithë atyre që polemizojnë kundër fesë së Zotit. Ata asnjëherë nuk kanë fakte apo argumente ku të mbështeten, sepse të vërtetën nuk mund ta kundërshtojë asgjë.... ata janë shumë të urryer për Allahun dhe për besimtarët. -Hedhja poshtë e të vërtetës nëpërmjet të kotës është shumë e urryer për Allahun dhe për besimtarët. Urrejtja e Allahut për këta lloj njerëzish është shumë e madhe, sepse ata kanë kryer tre krime, njëri më i shëmtuar se tjetri: kanë refuzuar të vërtetën, kanë trumbetuar të kotën dhe kanë pretenduar se ajo është e vërteta e Zotit, duke shpifur kështu ndaj Zotit. Çdokush që ka të tilla cilësi është i urryer te Zoti. Sigurisht, edhe besimtarët, që janë të zgjedhurit e Zotit të Lartësuar, i urrejnë të tillë njerëz, ashtu sikurse Zoti i tyre. Urrejtja për kriminelët dëshmon për ligësinë e madhe të veprave që ata kryejnë.Kështu e vulos Allahu çdo zemër mendjemadhi e keqbërësi. -Ashtu sikurse ua vulosi zemrat Faraonit dhe palës së tij, ashtu ua vulos zemrat Allahu çdo mohuesi mendjemadh e të padrejtë. Këtu përmenden dy cilësi të qafirëve që u vulosen zemrat: së pari, ata janë mendjemëdhenj, që nuk pyesin për të vërtetën, por e mohojnë atë dhe, së dyti, janë të padrejtë ndaj të tjerëve, duke i përçmuar dhe duke u bërë padrejtësi atyre. Duke kundërshtuar Musain dhe duke e refuzuar ftesën e tij për të pranuar Zotin e botëve, i cili qëndron mbi Arsh dhe sundon mbi të gjitha krijesat e Tij, Faraoni i drejtohet Hamanit dhe i thotë: