Al-Ghaafir
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِنِّى عُذْتُ بِرَبِّى وَرَبِّكُم مِّن كُلِّ مُتَكَبِّرٍ لَّا يُؤْمِنُ بِيَوْمِ ٱلْحِسَابِ 27
Musai tha: “Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson Ditës së Llogarisë.” -Kuptimi: I kërkoj mbrojtje dhe strehim Allahut, që ka nën zotërim dhe sundim të plotë të gjitha krijesat dhe çështjet e tyre. I kërkoj mbrojtje e mbështetje Atij që të më ruajë nga krijesat që nuk besojnë Ditën e Llogarisë, sepse ata që nuk e besojnë këtë ditë i shtyn kryelartësia e tyre që të kryejnë çdo ligësi e poshtërsi. Kjo përfshin Faraonin dhe të tjerët që kanë të njëjtat cilësi si ai. Me butësinë e mëshirën e Tij, Allahu i Madhëruar e shpëtoi Musain nga ligësia e çdo krijese që nuk besonte në Ditën e Gjykimit. I Lartësuari i mundësoi Musait çdo mjet dhe rrugë që të shpëtonte dhe të ruhej nga ligësia e Faraonit dhe e pasuesve të Tij. Një nga format e ndihmës për të ishte edhe besimtari nga mesi i familjes së Faraonit. Këtij njeriu me siguri i dëgjohej fjala në kuvendet e parisë. Ai e fshihte imanin e tij dhe në dukje i miratonte ata. Ata e dëgjonin dhe e respektonin, gjë që nuk do ta bënin nëse ai do ta shfaqte imanin e tij. Po kështu e ndihmoi Allahu i Madhëruar profetin Muhamed (s.a.u.s) nëpërmjet xhaxhait të tij Ebu Talibit, i cili ishte i respektuar mes parisë së vendit dhe mbështetës i fesë së tyre. Nëse do të ishte musliman, nuk do të ishte e mundur që ai të ushtronte autoritetin e tij për mbrojtjen e nipit të vet, të paktën jo me të njëjtën forcë e masë.