سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
سورت 4

An-Nisaa

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 76

ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ يُقَـٰتِلُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ ۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ يُقَـٰتِلُونَ فِى سَبِيلِ ٱلطَّـٰغُوتِ فَقَـٰتِلُوٓا۟ أَوْلِيَآءَ ٱلشَّيْطَـٰنِ ۖ إِنَّ كَيْدَ ٱلشَّيْطَـٰنِ كَانَ ضَعِيفًا 76

Ata që besojnë, luftojnë në rrugën e Allahut. Ndërsa ata që nuk besojnë luftojnë në rrugën e Shejtanit. -Allahu i Lartësuar na tregon se besimtarët luftojnë veçse në rrugën e Tij, ndërsa qafirët luftojnë në rrugën e tagut-it, Shejtanit. Nga ky pohim dalin shumë mësime. Së pari, kuptojmë që, në varësi të besimit të njeriut, të sinqeritetit të tij dhe korrektësisë në pasimin e traditës së Profetit (a.s.), do të jetë edhe lufta ose përpjekja e tij në rrugën e Allahut. Lufta në rrugën e Zotit është një nga shenjat e besimit. Është besimi që nxit për luftë dhe përpjekje në rrugën e Zotit. Ndërsa lufta dhe përpjekja në rrugën e tagut-it është një nga treguesit e kufrit. Po ashtu, ata që luftojnë në rrugën e Zotit e kanë të detyrueshme të pajisen më durim, qëndrueshmëri dhe guxim të niveleve që të tjerët nuk mund t’i arrijnë. Pasuesit e Shejtanit durojnë dhe luftojnë në rrugën e tyre të kotë, kështu që pasuesit e së vërtetës dhe së drejtës e kanë më të domosdoshme të pajisen me durim e qëndrueshmëri, pasi nëse vuajtja mund të jetë e njëjtë, shpërblimet e premtuara për secilën palë nuk kanë të krahasuar. I Lartësuari thotë: “Mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u trishtoni (shpirtërisht), përderisa ju qëndroni më lart, nëse jeni besimtarë të sinqertë. Në qoftë se ju përjetuat dhembje (në Uhud), të jeni të sigurt se edhe të tjerët (armiqtë tuaj) provuan dhembje si kjo juaja (në Bedër). Ne i këmbejmë të tilla ditë mes njerëzve, që Allahu ti nxjerrë në pah ata që besojnë dhe për t’i zgjedhur disa prej jush si dëshmorë. Allahu nuk i do të padrejtët. Kështu Allahu i pastron besimtarët dhe i shkatërron jobesimtarët. A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan (në rrugën e tij) dhe pa i nxjerrë në pah durimtarët?!” [Al Imran 139-142]. Në një ajet tjetër më poshtë thotë: “Mos u tregoni të dobët kur të ndiqni armikun! Nëse ju ndieni dhimbje, (dijeni se)edhe ata, sikurse ju, ndiejnë dhimbje. Por ju shpresoni nga Allahu atë çka ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Ditur e i Urtë”.”. [Nisa 104]. Kush lufton dhe përpiqet në rrugën e Zotit qëndron mbi truallin më të fortë, sepse ka me vete të vërtetën hyjnore dhe i është mbështetur plotësisht Atij që është i Gjallë e nuk vdes kurrë. Ky luftëtar ka vullnetin, durimin dhe qëndrueshmërinë që nuk mund të krahasohen kurrsesi me ato të ushtarëve të së kotës, të cilët pasojnë diçka të pabazë dhe që kurrë nuk do të kenë një përfundim të mirë. Më pas, i Lartësuari thotë:Luftoni kundër ithtarëve të Shejtanit, sepse, vërtet, intriga e Shejtanit është e dobët. -Sado të mëdha dhe të fshehta që të jenë kurthet dhe intrigat e Shejtanit të mallkuar, ato përsëri mbeten të dobëta. Ato kurrsesi nuk mund të mposhtin të vërtetën e Allahut. Ato nuk mund të qëndrojnë përballë mbrojtjes dhe përkujdesjes së Allahut të Lartësuar për robërit e Tij besimtarë.