سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
سورت 4

An-Nisaa

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 47

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَـٰبَ ءَامِنُوا۟ بِمَا نَزَّلْنَا مُصَدِّقًا لِّمَا مَعَكُم مِّن قَبْلِ أَن نَّطْمِسَ وُجُوهًا فَنَرُدَّهَا عَلَىٰٓ أَدْبَارِهَآ أَوْ نَلْعَنَهُمْ كَمَا لَعَنَّآ أَصْحَـٰبَ ٱلسَّبْتِ ۚ وَكَانَ أَمْرُ ٱللَّهِ مَفْعُولًا 47

Allahu i Lartësuar i urdhëron ithtarët e Librit, çifutët e të krishterët, që të besojnë Profetin e fundit, Muhamedin (a.s.) dhe të pasojnë Kur’ânin që iu dha atij, i cili është vërtetues i shpalljeve hyjnore të mëparshme dhe garantues i të vërtetës që gjendet në to. Për këtë libër të mrekullueshëm kanë lajmëruar dhe dëshmuar edhe librat e mëparshëm hyjnorë. Kur’âni është vërtetuesi i shpalljeve të mëparshme, prandaj nëse ata e mohojnë dhe nuk e zbatojnë atë, atëherë ata kështu hedhin poshtë edhe librat e tyre, që pretendojnë se besojnë dhe ndjekin. Shpalljet e Zotit vërtetojnë njëra-tjetrën. Pretendimi se mund të jesh besimtar duke besuar një pjesë të tyre dhe duke mohuar një pjesë tjetër, është i pavlerë; ose duhet t’i besosh të gjitha, ose në të kundërt je mohues i të gjithave. Allahu i Lartësuar u thotë atyre:O ju njerëzit e Librit! Besojeni atë(Kur'anin)që e shpallëm si vërtetues të atij që keni në duar, ...” -Kjo është këshillë e mrekullueshme drejtuar ithtarëve të Librit. Ata duhet të jenë të parët që duhet të pranojnë shpalljet e Zotit, për shkak të dijes dhe mirësive me të cilat Zoti i begatoi dhe i dalloi mbi shumë të tjerë. Duke qenë se Zoti u dhuroi atyre një libër qiellor, ata duhet të jenë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm se të tjerët në përgjigjen e thirrjes së Zotit për të besuar dhe pasuar Kur’ânin dhe Profetin e fundit të Tij. Ata e dinë shumë mirë rëndësinë e një çështjeje të tillë dhe rrezikshmërinë e shpërfilljes së saj, prandaj Allahu i Lartësuar u bën një paralajmërim shumë të frikshëm....para se t'ua fshijmë (shqisat nga)fytyrat dhe t’ua kthejmë ato prapa koke, ose t’ju mallkojmë siç i mallkuam ata(shkelësit e ligjit)të së shtunës. -Ky është dënimi i meritueshëm për këtë vepër. Shkelësit e ligjit të Sabatit (judejtë) e braktisën të vërtetën dhe parapëlqyen të kotën duke e tjetërsuar realitetin. Ata e bënë të rremen të vërtetë dhe të vërtetën të rreme, prandaj dhe u “shpërblyen” me kthimin e fytyrave pas, domethënë duke ua fshirë tiparet nga fytyra dhe duke ua kthyer ato pas koke. Ky qe një ndëshkim poshtërues, por përveç tij, ishte edhe mallkimi, pra, dëbimi nga mëshira e Zotit, i Cili, disa prej tyre i dëboi nga mëshira e Tij, ndërsa të tjerë i shndërroi në majmunë dhe në derra. Ky është kërcënim për ata që nuk e besojnë Shpalljen e fundit, Kur’ânin.Urdhri i Allahut është i pakthyeshëm. -Pra, kjo nuk është e vështirë për Allahun e Lartësuar, që thotë në një ajet tjetër: “Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm t’i thotë: “Bëhu!”, e ajo menjëherë bëhet.” [Jasin 82].