سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
سورت 4

An-Nisaa

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 17

إِنَّمَا ٱلتَّوْبَةُ عَلَى ٱللَّهِ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ ٱلسُّوٓءَ بِجَهَـٰلَةٍ ثُمَّ يَتُوبُونَ مِن قَرِيبٍ فَأُو۟لَـٰٓئِكَ يَتُوبُ ٱللَّهُ عَلَيْهِمْ ۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا 17

Allahu i Lartësuar ua mundëson pendimin robërve të Tij, së pari, duke i udhëzuar dhe duke ua bërë të dashur pendimin dhe, së dyti, duke ua pranuar pendimin e tyre, pasi i ka ndihmuar të arrijnë atje. Në këtë ajet Allahu i Lartësuar na tregon se Ai, me bujarinë dhe mirësinë e Tij, ia ka bërë detyrë Vetes që t’ia pranojë pendimin një kategorie gabimtarësh, të cilët i karakterizon një cilësi e veçantë:Pendim i pranueshëm tek Allahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen nga padijenia dhe pendohen menjëherë. Ja, këtyre ua pranon pendimin Allahu. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Pra, kushti i parë është se: gabimin e bëjnë nga padituria. Por për çfarë paditurie bëhet fjalë këtu. Mos vallë, kur nuk e dinë se veprimi në fjalë është gabim? Jo, kurrsesi. Ata janë të vetëdijshëm se kjo vepër është haram dhe e veprojnë atë. Prandaj u quhet se bëjnë gjynah, sepse në të kundërt, nëse ata nuk do ta dinin se është haram, atëherë nuk do t’u shkruhej si gjynah. Këtu bëhet fjalë për tjetër lloj paditurie: ata nuk e dinë fundin e saj të hidhur dhe të dhimbshëm, nuk e dinë se ajo shkakton zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe ndëshkimin e Tij. Ata nuk e kuptojnë siç duhet mbikëqyrjen e Allahut. Gjynahet e dobësojnë besimin, madje edhe mund ta zhdukin atë fare. Çdo gjynahqar është i paditur nga ky këndvështrim, edhe nëse është i vetëdijshëm se vepra është e ndaluar, dhe meriton ndëshkim. Madje, që një vepër të konsiderohet si gjynah për një njeri, duhet që ai të jetë në dijeni të këtij fakti. Kushti i dytë i pranimit të pendimit është që gjynahqarët të pendohen menjëherë, pa u vonuar. Disa janë të mendimit se kjo nënkupton që ata duhet të pendohen para se t’u vijë vdekja. Allahu i Lartësuar e pranon pendimin e robit para se të vijë vdekja dhe para se të zbresë ndëshkimi. Ndërsa në momentin kur vdekja po e gllabëron, atëherë nuk pranohet më pendimi, ashtu si nuk pranohet më besimi prej mohuesve, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar në suren Junus, ajeti 90: “Ne i kaluam bijtë e Izraelit përtej detit, ndërsa Faraoni dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas, të mbushur me mizori dhe armiqësi kundër tyre. Por kur ai po mbytej, tha: “Besoj se nuk ka zot tjetër veç Atij të Cilit i besojnë bijtë e Izraelit. Edhe unë jam nga muslimanët.”” Ose në suren Gafir, në ajetet 84, 85: “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robërve të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.””Ndërsa në ajetin vijues të kësaj sureje, Allahu i Lartësuar thotë: